Spirulina

Alga Spirulina ( Arthrospira platensis) eshte nje cianobakter me ngjyre jeshile ne te blerte e perdorur gjeresisht ne ne pergatitjet e integratoreve natyrale me efekt pastrues dhe dizintoksikues.

Eshte nje alge e ujerave te embla, e pasur me proteina dhe qe perthithet mire nga organizmi jone dhe permban edhe nje lloj kalciumi bimor te cilit i jane atribuar shume efekte pozitive per organizmin.

Spirulina konsiderohet si nje produkt i plote ushqimor pasi eshte i pasur ne proteina, aminoacide esenciale, minerale si hekur, kalcium, magnez, natrium, selen. Eshte  gjithashtu e pasur ne vitaminat B,A,C dhe E si dhe ne acide yndyore te pangopura si omega 3 dhe 6 dhe ka sasi te larta te acidit gamma linoleik.

Te gjithe keto perberes, jane te afte te normalizojne nivelin e kolesterolit ne gjak, si dhe te marrin pjese ne formimin e shtreses qe vesh mielinen si dhe te rrisin funksionin e sistemit imunitar.


Efekti i saj per lekuren

Alga spirulina eshte e pasur ne lende anti-oksidante si betakaroteni

( pararendes i vitamines A), acid askorbik ( vitamina C) dhe tokoferol

 ( Vitamina E). Keto perberes e bejne spirulinen nje mjet te mire per te vepruar kunder radikaleve te lira dhe procesit te plakjes se lekures.

Rekomandohet kryesisht ne trajtimet e lekures me efekt hidratant, per lekura te ndjeshme, per efektin anti-age ( anti-moshe) si dhe ne permbajtje kremrash me efekt tonifikues per trupin.
 Per shkak te nivelit te larte te vitamines A qe permban,e cila normalizon funksionin e gjendrave te djerses, spirulina ka nje efekt pozitiv edhe ne trajtimin e akneve, kurse prania e vitaminave B stimulojne metabolizmin ndersa vitamina E i jep butesi dhe elasticitet lekures.

Efekti i spirulines ne dietat ushqimore

Per shkak te nivelit te larte vitaminik qe permban, integratoret me baze spiruline jane shume te perdorura ne persona qe merren me sport si dhe nga ata persona qe duan te perdorin produkte naturale multivitaminike dhe jo multivitamina te prodhuara sintetikisht ne laboratore.

Gjithashtu niveli i larte i saj protenik ( 65-70 gr per 100 gr mase ushqimore, kundrejt 20-25 gr protein ne nje cope mish vici ) e ben spirulinen nje produkt te mire protenik per ata qe jane vegjeteriane.

Perdorime te tjera te spirulines

1.   Menstruacionet: vitamina E dhe A te pranishme te alga spirulina mendohet se ndihmojne ne rregullimin  e funksionit te ovareve, si dhe ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjeve premenstruale.

2.   Anemi : sasia e hekurit qe permban ndihmon ne trajtimin e anemise

3.   Zemra dhe enet e gjakut: ne rastin e semundjeve kardiovaskulare, omega 3 dhe omega 6 qe permban spirulina ndihmojne per uljen e nivelit te kolesterolit ne gjak, vitamina E ul rrezikun per mpiksjen e gjakut dhe vitamina A lufton kunder sklerotizimit te vazave te gjakut dhe magnezi ndihmon ne mbajtjen e funksionit te zemres.

4.   Diabeti: disa studime kane treguar qe konsumimi i rregullt i spirulines, ndihmon ne rregullimin e oreksit te pacientet diabetike dhe ul luhatjet e glicemise ne gjak.

 

Material me leje botimi  per omi.al nga National Center for Complementary and Alternative Medicine

Leave a Reply