222222222222222222222222222

Mbjellja e flokëve me metodën FUE; është një proces minimal-invaziv. Si në çdo operacon estetik Dr. Kul edhe ne ndërhyrjen për mbjelljen e flokëve e pranon kënaqësinë e pacientit si qellimin kryesor. Metoda FUE me tekniken e drejtë dhe planimetri realiste do të tregojë se si nxirret një rezultat natural dhe estetik.

Ne, Kirurget e Plastikes me dijeninë se mbjellja e flokëve është një ndërhyrje mikrokirurgjikale jemi ne konsesus se; “planimetri e drejte sebashku me tekniken e drejte dhe metoden FUE ofron një rezultat perfekt”. Kirurgjia estetike po zhvillohet çdo ditë, dhe nderhyrjet pa qepje dhe nderhyrjet me te rehatshme ne periudhen pas operacionit po vleresohen me shume. Metoda FUE (follicle unite extraction) eshte nje per ketyre nderhyrjeve dhe simbolizon dhe shpjegon vetem procesin e marrjes se rrënjës së flokut. Suksesin ne mbjelljen e flokëve e vendos më shumë teknika e mbjelljes së rrënjëve të flokëve. Në ditët e sotme metoda që pranohet si standart i artë është metoda “stick and plant”; që do të thotë hapja e kanalit me gjilpërë dhe realizimi i mbjelljes menjëherë pas saj, standart i cili aplikohet nga kirurgë me famë në të gjithë botën. Megjithëse është një teknikë që zgjat në aspektin kohor dhe e vështirë, aspekti që rezultati nuk mund të dallohet nga flokët kryesorë e bën të domosdoshme si teknikë. Mos harroni se si në të gjitha ndërhyrjet estetike, edhe në mbjelljen e flokëve qëllimi kryesor është të arrihet një rezultat permanent dhe natural për të gjithë jetën tuaj.

CFARE ESHTE FUE ?

Fue-follicle unit extraction- është procesi i marrjes se flokut ose grupit të flokëve duke e prere lidhjen me lekuren ne forme gjysem rrethi dhe duke e ndarë nga shtresa nën lekurë.

Perdorimi i paisjeve të ashtëquajtura “micropunch” në drejtim të përshtatshëm dhe thellësi të përshtatshme mundëson mosdëmtimin e rrënjëve të flokëve. Terma “Fue” edhe pse është një shpjegim për marrjen e rrënjëve të flokëve, në ditët e sotme simbolizon disa teknika për mbjelljen e flokëve. Periudha pas operacionit duke qenë se është më e lehtë dhe e rehatshme se metoda FUT dhe nga avantazhet qe do përmendi ne vijim, shumica e pacjentëve e preferojne këtë teknikë. Teknika Fue njihet si teknikë pa shenja si rezultat i plagëve nën 1 mm që nuk lejnë shenja gjatë përmirësimit.

Përcaktimi i numrit të greftëve

Floku ne zonën dhuruese në mes të dy veshëve ku do merren rrënjët e flokëve duhen kufizuar me gjatësinë 1mm. Në këtë zonë numri i njësive follikule në 1cm2 përcaktohet me një program të veçante kompjuteri. Dhe kështu llogaritet numri maksimum i greftëve që mund të merren. Ky numër është 25% i njësive totale të follikulave.

Psh. Nëse jane shënuar 150 copë në 1cm2 dhe në çdo 1cm2 numri i njësisë follikule është 70 copë, numri total i follikulave në zonën dhuruese është 150 x 70 : 10500.

25% i këtij numri është 2625 greft. Kjo do të thotë se nëse merren 2625 greft në këtë zonë nuk formohet ndonjë humbje dëndësie. Në zonën ku do bëhët mbjëllja vendosen 70 copë follikula teke në cm2 per vijën ballore dhe në zonat e brëndshme 40 copë follikula 2’she per cm2 është e mjaftueshme. Këto vlera nuk janë standarte për çdo pacjent sepse ato mund te ndryshojnë nga faktorë të ndryshëm.

Këto janë:

Ngjyra e flokëve

Diametri i flokut

Ndryshimi i kontrastit ndërmjet ngjyrës së lëkurës dhe flokut

Forma e flokut, i drejtë ose kaçurrela

Sipas këtyre faktorëve ndryshon numri i greftëve të nevojshem per vijën ballore dhe zonën e brëndshme.

Anestezi Lokale

Meqë metoda Fue është një metodë pa dhimbje, dhe periudha pas procesit është pa dhimbje ne krahasim me metodën FUT ngaqë nuk ka prerje kirurgjikale dhe tension në lëkure, e mundëson anestezinë lokale. Meqë procesi fillon me marrjen e rrënjëve të flokëve zonës së flokë në mes dy veshëve duhet ti aplikohet anestezi lokale. Duke përdorur anestezi i jepet vetëm ne pikat e nevojshme dhe keshtu mundësohet bllokazhi nervor i të gjithë zonës dhuruese. Kështu qe gjatë marrjes së rrënjëve nuk pacjenti nuk njen ndonjë dhimbje. Në të njëjtën kohë solucionit anestezik lokal i shtohet adrenalinë gjë e cila pengon hemoragjinë si dhe zgjat kohen e efektit te solucionit anestezik. I njëjti bllok anestezie dhe injeksion serumi adrenaline përdoret për zonën ku do bëhet mbjellja. Efekti tkurrës i adrenalinës pengon hemoragjinë dhe si pasojë e kësaj mpiksjen. Përveç kësaj serumi me adrenalinë që injektohet nën lëkurë e ndan shtresën që do bëhet mbjellja nga shtresat e tjera që janë më thellë në mënyrë që gjate mbjellje kur hapen kanalet të mos dëmtohet rrjeti i damarëve nënlëkurë.

Prensibet e mikrokirurgjise dhe instrumentat

FUE është një procedurë komplet mikrokirurgjike qoftë gjatë marrjes së rrënjëve, ashtu edhe gjatë mbjelles. Gjatë kohës së operacionit përdoren syze mikroskopi që quhen loupe dhe janë me kapacitet të ndryshëm zmadhimi. Përveç nxjerrësve te njësive follikule me diameter 0.6-0.75.0.8mm përdoıren edhe gjilpëra pë të hapur kanale dhe mbjellje në kënde dhe dëndësi të duhur. Kirurgu plastik me përvojë mikrokirurgjie dhe shpirt artisti; duke hapur kanalin me një dorë, realizon mbjelljen e flokëve në këndin e duhur me dorën tjetër dominante.

Përgatitje përpara operacionit

Në pregatitjen përpara operacionit dhe gjatë planifikimit duhet te merren parasysh këto 5 kritere.

Mosha; percaktimi i paternit të rrënjes, të ketë dobi nga kurimi medikal, nëse është planifikuar për mbjellje flokësh ndryshimet në fytyrë nga mosha dhe ndryshimi i dizenjimit të vijës ballore si pasojë e kësaj së fundit.

Duhet të kihet kujdes diametri i flokëve në zonën dhuruese gjë e cila do të ndikojë në dëndësinë e flokëve në zonën e mbjellur. Një numër i njëjtë flokësh por më diametër më vogël do rezultojë në një pamje me flokë më të rrallë.

Dëndësia e flokëve në zonën dhuruese; përcaktimi para operacionit i numrit të njësive follikule në 1cm2 dhe marrja maksimumi 25% vendos numrin total të njësive që do të merren. Nëse do të merrej më shumë se 25% zona dhuruese do te kishte flokë të rrallë.

Grada e rënies së flokëve; ndoshta kjy është kriteri më i rëndësishëm në zgjedhjen e kandidatit për operacion. Ky kritër është i rëndësishëm edhe në përcaktimin e vijës ballore. Grada e rënies së flokëve vlerësohet nga një skala e percaktuar nga Norëood.

Rezultati që pret pacjenti është i rëndësishëm sepse pas konsultimit përcaktohet nëse ështe realist apo sipas rezultatit me FUE.

Sepse nëse pacjenti në pritjet e tij nuk është realist dhe këto nuk merren në konsideratë, rezultati pas operacionit nuk do të jete i mjaftueshem sepse zona ku do behet mbjellja do duket me e rrallë. Nuk duhet të harrojmë se greftët që kemi duhet ti mbjellim në zonen e duhur me dëndësinë e duhur, si dhe FUE është një proces që mund të përseritet pas 6 muajsh. Nëse ështe e nevojshme operacioni duhet të shtyhet si çdo operacion tjetër estetik nëse pacjenti nuk është realist në rezaltatin që ai pret.

Planifikimi i vijës së flokëve

Dizenjimi i vijës së flokëve është treguesi me i rëndësishem i mbjelljes së flokëve. Nëse zona ku do bëhet mbjellja gjenden fije foku të holla dhe të dobeta, nëse vija e flokëve gjindet, nje mbjellje e flokëve duke përdorur këtë vije do të ketë një rezultat tepër natural. Nëse nevojitet një dizenjim, kjo gjë duhet të bëhet sipas anatomisë së fytyrës duke patur parasysh hyrjet dhe daljet e një vije floku normale. Në vijen e flokut duhet të përdoren ne menyrë të dendur greft follikula teke.

Marrja e rrënjëve të flokëve

Marrja e rrënjëve të flokëve bëhet me anë të tubave prej titani që quhen micropunch dhe me diametër 0.6-0.75-0.8mm, të cilat jane te mprehta dhe futen paralel me rrënjën e flokut dhe e ndan ate nga lëkura që është ngjitur. Eksperienca e kirurgëve bëen që të mos hyjnë thellë duke i dëmtuar rrënjët e flokëve. Së fundmi rrënjet që gjinden në shtresa më të thëlla dhe të lira nxirren me një mikropencetinë speciale duke formuar një trakcion rrethor. Flokët ndahen sipas numrit të rrënjëve dhe mbahen ne +4 gradë një një solucion special, dhe me anë të kesaj mund të qëndrojne të gjalla deri në 8 orë.

Metoda stick and plant

Kjo metodë njihet ndryshe edhe si mbjellje me gjilpërë. Këtu qëllimi është realizimi i një mbjellje në dëndësinë dhe këndin e duhur (në vijën ballore nevojitet një mbjellje afersisht 30-40 gradë me drejtim përpara) pa shkaktuar ndonjë traumë në lëkurë. Në metodën klasike të mbjelljes së flokëve përdoren paisje metali të quajtura slit të cilat janë në diametra të ndryshëm ose bisturi dhe me këto hapen kanale vertikale dhe pasi ky proces mbaron për të gjitha greftët fillon mbjellja.

Metoda klasika ka disa dizavantazhe:

Mundesia e dëmtimit të rrjetit të damarëve nën lëkurë është i lartë.

Nuk mundëson mbjelljen e flokëve në kënde të nevojshme gjë e cila e tregon flokun më të rrallë dhe qëndron vertikal me lëkurën gjë që është larg flokut natural.

Tauma në formë prerje do të bie në sy. Në metodën stick and plant nuk gjindet ndonjë prerje ose difekt, gjë kjo që lejon mbjelljen e më shume greftëve në cm2. Me përcaktimin e duhur të këndit, flokët tuaj të mbjellë nuk do të mund të dallohen nga flokët tuaj normal.

Pas operacionit

Menjeherë pas operacionit në zonën ku është bërë mbjellja në çdo vënd ku është vendosur greft do te kete dregeza të cilat do të bien brenda javës. Pasi këto të bien flokët e rinj do fillojnë të zgjaten pak dhe këtu do të vëreni që procesi ecën në rregull. Mirëpo zgjatja reale dhe permanente do të fillojë pas muajit të tretë. Në fillim flokët janë të holle dhe nga muaji 5-6. flokët arrijnë në trashësine e duhur. Në fund te vitit të parë flokët marrin pamjen finale duke mos rënë më.

 

Leave a Reply