organic-baby-soap-600x400

Koha e banjës është shumë e rëndësishme për beben tuaj: ajo kontribuon në higjienën e tij trupore, por gjithashtu edhe në zhvillimin e shqisave të tij. Ajo është gjithashtu një çast unik shkëmbimesh dhe bashkëpunimi. Zbuloni këshillat tona për të përfituar me qetësi të plotë nga këto çaste të privilegjuara dhe për të mësuar si ta pastroni beben tuaj pa e sulmuar lëkurën e tij delikate dhe ende të pamaturuar!

Para banjës

  • Ngroheni ambientin e banjës në mënyrë që temperatura të jetë nga 20°C në 22°C.
  • Mbusheni vaskën me ujë në 37°C duke përdorur një termometër banjoje.
  • Vendosni pranë vetes gjithçka për të cilën do të keni nevojë: peshqirin, produktet e tualetit, përkujdesjet hidratuese, pelenat, veshjet e duhura ose pizhame…
  • Zhvisheni beben tuaj dhe pastrojini të ndenjurat.

Në banjë

  • Gjatë muajve të parë, mbajeni beben duke e vendosur një dorë nën qafë dhe shpatullat e tij dhe tjetrën nën të ndenjura: ai do ndihet kështu nën kujdes dhe i sigurt. Duke u nisur nga mosha 4 ose 5 muajsh, do mund të përdorni një shezlong banje nëse dëshironi.
  • Nëse larja e të porsalindurit duke e mbajtur në ujë, ju duket e vështirë, sapunoseni atë mbi tryezën e larjes pastaj shplajeni në ujë.
  • Kur të mësojë të qëndrojë ulur, mund ta lëshoni në ujë. Megjithatë, mos e lini asnjëherë vetëm në banjë, pavarësisht nga mosha e tij, as për një kohë të shkurtër edhe në një sasi të vogël uji.
  • Përdorni produkte higjiene pa sapun, të përshtatur në mënyrë të posaçme për lëkurën e bebes suaj. Nëse ai e ka lëkurën të thatë, zgjidhni një produkt të pasuruar në agjentë hidratues, mbrojtës dhe ushqyes (produkte me Cold Cream për shembull).
  • Çdo 2 ose 3 ditë, lajeni kokën dhe flokët e bebes suaj me një shampo të përshtatshme që nuk i djeg sytë. Nëse ka krusta qumështi, zgjidhni një shampo për bebe specifike që do t’ju ndihmojë për t’ia hequr. Për t’ia shplarë flokët, përdorni një gotë, ujitësen e tij të banjës, kokën e dushit, ose thjesht dorën tuaj, sipas dëshirës së tij.

Pas banjes

  • Mbështilleni beben në peshqirin e tij, pastaj thajeni butësisht dhe pa e fërkuar shumë. Kujdesuni sidomos për të ndenjurat dhe plikat (kofshët, sqetullat, qafën, këmbët…).
  • Hidratojeni duke i bërë masazh në gjithë trupin me një qumësht trupi ose një produkt me bazë Cold Cream nëse e ka lëkurën të thatë. Kur keni kohë, mos ngurroni ta zgjasni masazhin për kënaqësinë e tij dhe tuajën!
  • Për ta parfumuar butësisht beben, mund të përfundoni me disa pika ujë përkujdesjeje pa alkool dhe spërkateni mbi kokën e tij.

 

Leave a Reply