the-rise-of-self-photo-selfie-infographic

Termi selfie  është një zhargon (“slang”)  që  nënkupton   “ autoportret  fotografik”, flitet pra për personat që fotografojnë veten dhe e postojnë këtë foto në rrjetet  sociale.

Moda e “selfie ”  perhapur  sot në rrjetet  sociale (“social network”) , po merr gjithmonë e më tepër përmasa  shqetësuese  dhe   karakteristika  të një crregullimi të tipit  obsesiv – kompulsiv.

Rasti i  19-vjecarit anglez, Danny Bowman  ,  obsesionuar nga selfie  , I cili  kalonte deri ne 10 orë në ditë duke bërë foto vetes me  iPhone , derisa pushoi se shkuari ne shkollë, pushoi se frekuentuari miqte e më ne fund , pas 6 muajsh , tentoi vetevrasjen, shqetësoi opinionin publik dhe atë profesionist.

Mjeku psikiatër Davil Veal që ka Danny-n në terapi lëshon një alarm për adoleshentët:” Selfie  nuk është një lojë , selfie -mania  mund të konsiderohet një crregullim mendor.”

Në fakt , në një studim të  kohëve të fundit  mjekët konsistojnë se të apasionuarit pas selfie  vuajnë nga një deshirë obsesive kompulsive për të realizuar foto të vetes dhe publikuar ato on –line.

APA (American Psychiatric Association) propozon që selfie  të  konsiderohet   si një crregullim mendor lidhur me “ mungesën e vetëvlerësimit dhe deficit lidhur me intimitetin personal” .

Në një këndvështrim psikopatologjik APA dallon nivele të ndryshme të “selfitis”.

  •          Selfitis  borderline , apo në kufij : kur personi mjaftohet me 3 selfie në ditë  pavarësisht nëse publikohen on-line ose jo;
  •        Selfitis akut: kur personi realizon dhe boton të paktën 3 foto në ditë në rrjetet sociale ;
  •        Selfitis  kronikë : kur personi  publikon më shumë se 6 foto të vetërealizuara në ditë  në rrjetet sociale.

Cila  është dinamika psikologjike që shtyn  drejt Selfie– manisë?

Treguesi i pare është një vullnet i fortë i personit për t’i thënë botës:   “Unë jam këtu dhe po bëj këtë”.

Pra shkaku i parë është një problem identiteti?

Duket se po, duket një lloj reagimi në kohën e një krize punësimi dhe pasigurie materiale dhe emocionale. Fotot kundërshtojnë imazhin e një egzistence të pasigurt , përmes fiksimit të disa momenteve si simbol i një përpjekje për të përcaktuar një identitet të qëndrueshëm, të plotë e të realizuar.

A ka një komponent narcizist në selfie –mania?

Në fakt, narcizizmi tradicional  e injoron kontaktin me të tjerët, personi vetë krijon një imazh për veten të egzagjeruar.  Ne mitologjinë greke Narcizi dashurohet aq shume me imazhin e vet te reflektuar ne ujë saqë i magjepsur me këtë dashuri, përhumb dhe bie   në lumin ku  vetë- pasqyrohej.

Kurse  me selfie, personi kërkon t’i dimostrohet sa më shumë personave , mesa duket për të kërkuar një konfirmim të identitetit të vet.

Në këtë aspekt,  social network  mund të konceptohet si një pasqyrë e madhe narciziste, për t’i treguar të tjerëve kush je, sa vlen dhe për t’u komunikuar atyre gjendje emocionale dhe aspekte të vetes , shpesh jo reale , duke  shmangur vështirësitë e përballimit përmes  kontaktit direkt.

Duket se  social network  prezanton një  pasqyrë  dhe një maskë në të njëjtën kohë.

Një studim i California State University, tregon se të kalosh shumë kohë në Facebook dhe rrjete sociale po rrit tendencën narciziste.

Narcizizmi në fakt është një crregullim i personalitetit karakterizuar nga  një  nevojë e pakushtëzuar për t’u konsideruar më i miri, kërkimi i konfirmimit gjthmonë dhe sidoqoftë, vulnerabilitet  ndaj kritikave, pasiguri e thellë, arrogancë ekstreme , hatërmbetje, mungesë empatie, manipulim dhe zhvlerësim i personave tè tjerë në shërmim të imazhit personal.

Nëse kërkojmë një lidhje  mes  Selfie–  Syndrome  dhe psikopatologjise , kjo na con tek kriteret e  varësive , gjendjet e crregulluara  të  humorit, mendimet obsesive,  përsëritja dhe impulsiviteti ,     crregullimi  obsesiv kompulsiv.

Sigurisht jemi duke folur për kërkimet e para mbi këtë fenomen e ndoshta duhet  të jemi më të kujdesshëm në kategorizim dhe etiketimin diagnostikues.

A ka një kurë për Selfie-Syndrome?

Nëse ndjekim arsyetimin e mësipërm , pra nëse konsiderojmë lidhjen mes selfie – manisë dhe obsesioneve dhe kompulsioneve, varësive , një trajtim terapeutik të tipit CBT do të rezultonte ndoshta i efektshëm.

Nëse flasim për një lidhje mes Selfie-Syndrome dhe  karakterit narcizist   apo një vetëvlerësimi te ulët dhe një mungesë të një ndjenje identiteti të qëndrueshëm, kjo kërkon një trajtim më të gjatë të tipit analitik.

Material nga Dr.Irena Hysenaj

Psikologe- Psikoterapiste

Leave a Reply