how-to-become-a-pharmacist1

Farmacistet kane nje rol shume te rendesishem ne sistemin e kujdesit  shendetesor duke qene profesionistet e shendetit me te aksesueshem ne te gjitha komunitetet. Pacientet me diabet kontaktojne me farmacistet e tyre shtate here me shume se me mjekun e tyre te familjes , prandaj farmacistet e komunitetit  jane ne nje pozite ideale per tu ofruar pacienteve diabetike gjithe informacionin per te cilin ata kane nevoje.

Komuniteti i farmacisteve ka nje kontribut te rendesishem ne rritjen e cilesise se kujdesit ndaj pacienteve per disa arsye. Se pari farmacistet e komunitetit kane kontakte te perditshme me nje numer te madh njerezish. Shume njerez shkojne ne farmaci per te marre keshilla mbi semundjen e tyre , progresin apo regresin e saj. Ne pergjithesi pacientet degjojne dhe arrijne te  kuptojne me mire udhezimet e dhena nga farmacisti , sepse shpesh here prania e tyre tek mjeku i ben me te ndrojtur dhe me pak te hapur per te biseduar per veten e tyre. Ketu ndikon edhe koha e kufizuar qe nje pacient mund te konsumoje me mjekun e tij te kujdesit primar.

Numri i madh i kontakteve qe farmacisti ka me pacientet sjell si rrjedhoje llogjike perfshirjen e tyre ne kujdesin ndaj diabetit per popullaten. Farmacistet ne bashkepunim me profesionistet e tjere te shendetesise informojne , kujdesen dhe edukojne te gjithe pacientet me diabet me qellimin e vetem , menaxhimin sa me te mire te kesaj semundje e cila ka nje kompleksitet shume te gjere te problematikave te saj .

Farmacistet kane njohuri te konsiderueshme ne lidhje me diabetin, komplikimet e tij dhe keshtu qe ata duhet qe ti perdorin keto njohuri per te promovuar parandalimin e diabetit tek popullata. Eshte shume e rendesishme  menyra e komunikimit te mire mes pacienteve me diabet dhe ofruesit te sherbimit mjekesor ne menyre qe te arrihen rezultate pozitive. Farmacisti duhet qe te veproje me takt dhe me ndjeshmeri humane me nje pacient me diabet. Duhet bere e mundur qe te kuptohet nqs pacienti arrin ti kuptoje keshillat dhe udhezimet qe i jepen atij me qellim permiresimin e cilesise se jeteses dhe kjo mund te arrihet edhe nepermjet komunikimit me familjaret e tij qe kujdesen per te.

Pacientet kane nje numer te madh perfitimesh nga sherbimi qe ofrohet nga farmacistet e komunitetit si :

–      Pacienti nuk ka nevoje qe te lere nje takim me farmacistin dhe per kete arsye ai mund te marre te gjitha informacionet qe i nevojiten ne cdo kohe.

–      Farmacisti do ta ndihmoje te semurin per te monitoruar njohurite qe pacienti ka per diabetin , per respektimin e marrjes se medikamenteve , djetat ushqimore dhe progresionin e semundjes ne interval te caktuara kohore.

Farmacisti ka njohurite per te identifikur ne kohe njerezit me rrisk te larte te diabetit .

Roli i farmacistit ne menaxhimin e diabetit eshte multidimensional . Ata mund te :

a-   Ndihmojne ne identifikimin e njerezve me rrezik te larte te diabetit

b-   Mundesojne edukim per pacientet diabetike

c-   Bejne monitorimi e semundjes se diabetit tek te semuret diabetik

d-   Permiresojne strategjine e marrjes se rregullt te medikamenteve

e-   Jane ofrues te kujdesit ndaj te semureve diabetike

f-    Jane menaxhere te sherbimeve dhe kujdesit mjekesor per diabetiket

Ndihmesa ne identifikimin e personave te rriskuar nga diabeti

Farmacistet e komunitetit mund te ndihmojne personat qe jane ne rrezik te prekjes nga semundja e diabetit dhe shumica e tyre nuk jane ne dijeni te ketij rreziku. Personat e dyshuar mund te jene   : pacientet obeze , pacientet mbi 50 vjec , ata qe kane semundje shoqeruese si hipertensioni dhe dislipidemia , ata qe kane predispozite gjenetike per tu semurur nga diabeti , grate te cilet lindin femije me peshe mbi normen e zakonshme

Ofrimi i edukimit shendetesor per pacientet diabetike

Farmacistet duhet te sigurojne edukim te pacienteve me diabet. Ky edukim eshte i ndare ne 3 faza.

Faza 1: fillon menjehere pasi pacienti eshte diagnostikuar me diabetus mellitus dhe roli i farmacistit eshte per ta ndihmuar pacientin te pranoje kete situate te re shendetesore pra bashkejetesen e tij me semundjen e diabetit.

Faza e dyte : Farmacisti i jep me shume informacione pacientit duke u perqendruar ne problemet e identifikuara gjate vleresimit shendetesor te tij dhe ne nevojat e tij ne vazhdim.

Faza e trete : fokusimi ne sigurimin e informacionit te vazhdueshem per te ndihmuar pacientin te forcoje konceptet qe ai ka mesuar per te ruajtur motivimin  dhe kujdesin e vazhdueshem qe duket te kete pacienti per menyren e tij te jeteses.

Monitorimi i kujdesit ndaj diabetit tek pacienti diabetik

Nje aspekt i rendesishem ne kujdesin ndaj diabetit eshte edhe ndihmesa qe i behet diabetikut qe ai te vetemonitoroje nivelet e glukozes ne gjak. Ky eshte nje aspekt i rendesishem i menaxhimit te semundjes dhe ka keto avantazhe :

–      Edukon pacientet mbi efektin e ushqimeve te ndryshme dhe normes se sheqerit te tyre.

–      Ndihmon pacientet  te njohin simptomat e hypoglicemise

–      Lejon pacientet te pershtasin dozat e insulines sipas nevojes

–      Ndihmon pacientin per te shmangur gjendjet e renda psh ketoacidoza diabetike et

Implementimi i sherbimit te menaxhimit te diabetit

Keto sherbime jane shume te dobishme per pacientet pasi zvogelojne  rastet e urgjencave  dhe nevojen e hospitalizimit . Si rezultat ka nje efekt pozitiv ne uljen e kostove per pacientin. Farmacistet promovojne keto sherbime menaxhuese ne vendin e punes edhe me ane te broshurave te ndryshme me karakter informative si psh: roli i nje djete te shendetshme  dhe aktiviteti fizik , kemba diabetike , shendeti seksual etj

Per te zbatuar sherbimin e menaxhimit te diabetit kerkohet nje rimodelim i farmacise gje qe kerkon ndryshime strukturore te farmacise , angazhim ne kohe dhe nje perkushtim individual ndaj cdo pacienti qe ka nevoje per kete sherbim. Ky eshte nje sherbim kompleks dhe ka nje impenjim multidimensional si nga ana e farmacise ashtu dhe nga ana e vete farmacistit.

 

Leave a Reply