martesa dhe shendeti

Perkujdesja e vazhdueshme per  shëndetin është bërë  tashme një fenomen kulturor. Ushqimi , stërvitja , suplementet , relaksimi , medikamentet etj  jane  të gjitha menyra per te pasur  nje shendet optimal .  Është për t’u habitur sepse nje nder predikuesit me te fuqishem te shendetit ( martesa )  mbetet ne hije dhe nuk i jepet vlera qe i takon .

Gjate  35 vitet e fundit  sociologët e familjes kontribuan në kërkime bindëse duke theksuar se njerezit e martuar  jetojne  nje jete mjaft me te shendetshme se njerezit e pamartuar . 

Sociologia e Universitetit  te Chicagos  Linda Waite kaloi pjesën më të madhe  karrierës së saj duke studiuar efektet e martesës në  popullata te ndryshme dhe shkroi librin   “ Rasti për martesë “.

 Ajo theksoi se : Nje martese e mire eshte basti me i mire qe burrat ose grate mund te vene per te jetuar nje jete te gjate dhe te shendetshme

Përfitimet shëndetësore te marteses jane po aq te rendesishme sa edhe lenia e duhanit .  Nder perfitimet mund te permendim :

         Jete me e gjate

         Jete me e shendetshme

         Shendet mendor me i mire

         Jete me e lumtur

         Sherim me i shpejte dhe me i plote nga semundjet

         Perkujdesje me e mire per veten dhe evitim i sjellljeve te rrezikshme shoqerore

 

Jete me e gjate

Shumë studime kanë treguar se të rriturit e martuar  kanë gjasa më të madha të jetojnë më gjatë se bashkemoshataret e tyre te pamartuar .

 

Shëndeti trupor


Njerezit e martuar jetojne me gjate sepse ata jane me te predispozuar te kene nje shendet trupor  me te mire . Influenca protektive e marteses ndihet jo vetem tek semundjet e lehta si gripi , ftohja , migrena  etj por edhe ne semundje serioze dhe kercenuese per jeten sic eshte kanceri , infarktet  dhe shume semundje te tjera qe kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale .  

Një arsye e domethenese  se  perse martesa ka përfitime të  rendesishme  shendetesore  është sepse  bashkëshortët jane te lidhur ngushme me zgjedhjet qe ata bejne . Nje ndryshim apo  perkeqesimin shendetesor  i njerit prej tyre ndikon drejtperdrejte edhe tek tjetri , duke bere qe te kete mjaft ndryshime te veprimtarise jetesore te perditshme , reflektimit ndaj semundjes dhe perkujdesjes .

 

Një tjetër përfitim shëndetësor i marteses vjen nga mbështetja emocionale .

Hulumtuesit pohuan se  mbështetja emocionale nga njëri  bashkëshort mund të ndihmojë  bashkeshortin tjeter te superoje me lehte semundjet duke perfshire ato te lehtat dhe ato me pasoja fatale per jeten . 

 

Shëndeti mendor dhe Lumturia


Burrat dhe grate e martuar  jane me pak te predispozuar te vuajne nga semundjet nervore . Ne nje studim  per shendetin mendor ne vitit 1991  ne SHBA u vu re se personat e martuar kane nje perqindje te konsiderueshme  avantazhi  per te mos u prekur nga format e ndryshme depresive  ne krahasim me bashkemoshataret e tyre beqare . Duke u nisur nga ky studim u arsyetua se divorci eshte nje proces i cili eshte i lidhur ngushte me shfaqjen e formave te ndyshme te depresionit , prandaj ciftet e martuara mundohen seriozisht qe ta evitojne ate .

Martesa – Jo Bashkëjetesa


Përfitimet shëndetësore qe i gëzojnë njerëzit e martuar nuk ekzistojnë në llojet e tjera të marrëdhënieve intime . Disa zera shprehen   se çiftet që bashkëjetojnë apo persona qe kane marrëdhënie të ngushta gëzojnë përfitime  shendetesore te njejta me personat e martuar – Kjo nuk eshte aspak e vertete !

Mekanizmat qe japin perfitimet shendesore te pershkruara me siper nuk funsionojne ne rastin e bashkejeteses . Ndryshe nga martesa , bashkëjetesa është e lidhur negativisht me kenaqesine financiare dhe ate shendetesore .  


Studimi eshte i qarte  , gjitheperfshires dhe konsistent . Ata që martohen kanë gjasat më të shumta të jetojnë më gjatë , duke qenë  me të shëndetshme dhe duke qenë më të lumtur  dhe me te suksesshm. Këto  jane përfitime ekskluzive te marteses .  

Leave a Reply