BBBBBBBBBBBBBB

Dy organizata të pavarura mjedisore, Kryqi i Gjelbër i Zvicrës dhe Instituti Blacksmith, në Shtetet e Bashkuara botuan listën e 10 vendeve më të ndotura të botës që ndodhen në 8 shtete në Afrikë, Azi, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine.

Sipas raportit, ndotësit kryesorë janë lëndë të tilla si :

–      plumbi,

–      kromi,

–      nafta,

–      pesticidet,

–      fenolet,

–      zhiva,

–      sarini dhe elementë të tjerë.

Ndër vendet më të ndotura në botë janë :

–      Çernobili në Ukrainë,

–      Dy fabrika në Rusi – një fonderi dhe një kompleks kimik, që mund të jenë marrë më parë me armë kimike.

–      Zona minerare në Zambia,

–      Delta e lumit Niger në Nigeri,

–      Dy mjedise në Indonezi  

–      Disa mjedise në Argjentinë, Bangladesh dhe Ganë.

Sipas raportit, ndotësit ndikojnë tek njerëzit përmes rrugëve të frymëmarrjes, ushqimit, ujit ose kontaktit me lëkurën.

Megjithë problemet, raporti ve në dukje edhe shembuj suksesi siç është rasti i Republikës Domenikane, e cila doli nga lista e 10 mjediseve më të ndotura, pas masave që mori ndaj niveleve të larta të plumbit në një kompleks riciklimi mbeturinash. Autoritet në këtë vend e pastruan mjedisin e ndotur dhe e kanë kthyer atë tani në një kënd lojrash

Leave a Reply