1111111111111111111

Stina e veres krahas shume diteve te bukura me diell dhe kohe te ngrohte , relaksimit ne breg te detit apo prane  pishinave  mund te na shkaktoje edhe disa probleme me lekuren . Nje nder problemet me te shpeshta qe haset sidomos gjate  pushimeve eshte edhe djegia e lekures .

Keshillohet qe gjate stines se veres ku edhe rrezatimi diellor eshte i shtuar te perdoren kremra mbrojtes ndaj rrezeve UVA dhe UVB . Keto kremra duhet te perdoren me kujdes dhe ne rastin kur perdoren vetem ne fytyre duhet bere kujdes qe e gjithe siperfaqja e fytyres ( hunda , veshet , buzet ) te trajtohen ne menyre te njetrajtshme me kremin me faktor mbrojtes . Ky aplikim eshte mire qe te behet 30 minuta perpara ekspozimit ne diell ,

dhe nevojitet te perseritet nqs fytyra lahet ose djersitja e saj eshte e madhe.

Gjate qendrimit ne plazh rrezet e diellit depertojne lekuren tuaj .Rrezet UVA depertojne ne thellesi te lekures tuaj dhe gjithashtu te kombinuara me rrezet UVB arrijne te shkaktojne djegie te indeve te lekures .

Rekomandohet qe femijet nen 1 vjec te shmangin ne maksimum ekspozimin nen rrezatimin e forte te diellit sepse lekura e tyre eshte shume e ndjeshme . Nje veprim tjeter i ndikimit te rrezatimit diellor tek femijet eshte edhe dehidratimi cka i ben te rriskuar ne menyre te dyfishte . Rrezet me te demshme per keta femije jane ato qe fillojne nga ora 10 deri ne oren 17.

Cfare ndodh gjate ekspozimit te zgjatur nen rrezet e diellit ?

Qarkullimi i gjakut rritet ne zonen ku lekura ka pesuar djegie nga dielli . Kjo gje behet per te larguar qelizat e vdekura dhe  per te bere nje furnizim sa me te mire te asaj zone me gjak dhe oksigjen .

Ne pergjigje te ngacmimeve te rrezeve ultraviolet lekura jone prodhon me me shumice  nje pigment te quajtur melanine i cili e ben lekuren me ngjyre me te erret . Ky pigment perthith rrezatimin dhe mbron qelizat nga demtimi .

Kremrat me faktor mbrojtes kundra diellit veprojne duke perthithur rrezet e diellit ose duke i reflektuar ato jashte lekures tuaj .

 

Ekziston shprehja se : pak skuqje te ben mire ???

Ne te vertete kjo shprehje nuk eshte aspak profesionale pasi cdo djegie le nje gjurme ne lekure dhe mund te ndodhe qe edhe te kemi mutacione te indeve te lekures si pasoje e ketij efekti.  Djegiet shoqerohen edhe me disa efekte jo te pelqyera si njolla , rrudhje te lekures , humbje te elasticitetit te saj etj .

Kujdes edhe ne ditet pa diell ( te stines se veres ) rreth 80 % e rrezeve ultraviolet arrijne te depertojne deri tek ne .

Pra gjithmone perpara ekspozimit ne rrezet e diellit perdorni kremra ose locione me faktor mbrojtes .

Ne rastet kur eshte shkaktuar djegie keshillohet te perdoren kremra  farmaceutik te cilet mund te blihen ne farmaci ne baze te shkalles se djegies . Pervec kremrave farmaceutik mund te perdoren edhe kremra me baze aloe vera dhe mentol te cilet japin nje rigjenerim dhe nje freskim te zones qe ka pesuar djegie.

Keshillohet qe krahas mjekimit lokal te perdoren edhe analgjezik nga goja te cilet bejne te mundur perballimin me te lehte te kesaj gjendje.

 Material me leje botimi per omi.al nga DermNet NZ.

 

Leave a Reply