ccccccccccccccccc

Ngadonjehere  duke pare performancen e nje muzikanti na ben te ndihemi mire , sikur te jemi zoterues te ndonje superfuqie. Studimet  e reja tregojne se personat qe merren me muzike kane nje rritje te qarkullimit te gjakut ne hemisferen e majte te trurit , por ka perfitime edhe per degjuesit ( shijuesit e muzikes ) gjithashtu.

Studiuesit nga Departamenti i Shkencave  Fiziologjike  te Universitetit te Liverpulit ne Uk kryen 2 studime te ndryshme per te hetuar se si marrja me muzike ndikon ne rritjen e qarkullimit te gjakut ne tru.

Ata e prezantuan studimin e tyre ne Konferencen vjetore ne British Psychological Society dhe konkluduan se zona qe mbulon muziken dhe komunikimin ndajne te njejtat rruge ne tru.

Por muzika mund te beje shume me teper – thekson Michael Huckabee , professor dhe Drejtor ne Universitetin e Nebraskes ,  Medical Center Division of Physician Assistant Education.

Muzika ben dicka jashte asaj qe ne konceptojme  . Ne mund ta quajme ate cliruese te endorfines , por ajo shkon shume me larg se kaq .  Muzika krijon nje gjendje pozitive e cila ndikon ne permiresimin e mireqenjes se funksionimit te trurit dhe te gjithe trupit ne pergjithesi.

Disa studime nga nje studiues ne Tajvan theksojne se terapia me muzike ka rezultuar te jete pozitive ne trajtimin e disa simptomave si depresion , lodhje , ankth , dhimbje  etj.

Prof Huckabee gjithashtu tregon rastin e nje pacienti me Demencia i quajtur Henri , i cili kishte jetuar per 10 vite nen mbikeqyrjen e infermjereve . Ai rralle njihte vajzen e tij dhe pothuajse kurre nuk u pergjigjej pyetjeve qe i benin . Pas disa seancash me muziko – terapi ai ndjeu ne ndryshim sinjifikant ne jeten e tij duke kapercyer edhe pritshmerite nga kjo lloj terapie.

Leave a Reply