DiabeticRisk

Perkujdesjet e perditshme per kembet tuaja mund te parandalojne problemet serioze te tyre. Sipas Shoqates Amerikane te Diabetit ( ADA) hapat e thjeshte  dhe te perditshem qe jane te shkruar me poshte do tu ndihmojne mjaft ne parandalimin e komplikacioneve serioze nga diabeti mellitus.

Kujdesi per diabetin tuaj

Beni nje menyre jetese te shendetshme per te mbajtur vleren e sheqerit tuaj ne gjak sa me ne norme. Konsultohuni me mjekun tuaj per te krijuar nje plan veprimi qe i pershtatet karakteristikave te menyres suaj te jeteses.
Kontrolloni kembet tuaja cdo dite
Ju mund te keni probleme me kembet tuaja dhe nuk jeni i vetedijshem per kete fakt. Kontrolloni kembet tuaja per prerje , plage , shenja te kuqe  ose thonj te infektuar. Kontrolli i kembeve tuaja duhet bere pjese e puneve te perditshme qe keni.Nqs keni veshtiresi per ti pare mire kembet tuaja nga poshte perdorni pasqyre. Gjithashtu mund te kerkoni edhe ndihmen e nje pjesetari te familjes i cili mund te beje kete gje per ju. Sigurohuni qe ti tregoni mjekut  tuaj nese  vini re nje prerje , lendim , fllucke ne rastet kur plaga nuk sherohet pas nje- dy ditesh.

 Lani kembet tuaja cdo dite

Lani kembet tuaja me uje te vaket dhe jo te nxehte. Mos i fshini me force kembet tuaja sepse lekura mund te ashpersohet shume gjate tharjes. Kujdesuni per temperaturen e ujit kur te lani kembet , perdorni termometer ose metoda te tjera shtepiake per te pasur nje uje ne temperature te pranueshme. Thani plotesisht kembet tuja ne menyre te bute pa ferkime agresive. Eleminoni lageshtiren ne mes te gishtave dhe perdorni gjithashtu puder talk per te qene te sigurte se nuk ka me lageshtire ne kembet tuaja.

 Mbani lekuren e kembeve te bute dhe te lemuar

Vendosni nje shtrese te holle kremi ose locion trupi ne pjesen e poshtme dhe te siperme te kembeve.  Mos e aplikoni kete gje ne mes te gishtave sepse mund te jete shkaktar i ndonje infeksioni.

 Veshni kepuce dhe corape gjate gjithe kohes

Keshillohet qe te vishen kepuce dhe corape prej pambuku ne cdo stine te vitit. Nuk keshillohet te ecesh zbathur as ne ambjente te mbylluara sic eshte psh shtepia. Perdorni corape te pambukta per te shmangur mundesine e pranise se lageshtires e cila mund te zhvilloje ndonje ulceracion te kembeve. Corapet e pambukta bejne nje thithje dhe nje eleminim me te mire te lageshtires duke ruajtur kemben per nje kohe te caktuar pa pranine e lageshtires. Kujdesuni qe kepucet tuaje te jene te buta , te mos ju vrasin kemben dhe te jene te ajrosura mire. Kur vishni kepucet duhet qe me pare ti kontrolloni ato se mos gabimisht kane brenda ndonje objekt preres ose lendues te cilat mund te demtojne kembet tuaja.

Mbroni kembet tuaja nga nxehtesia dhe i ftohti

Gjithmone perdorini dicka veshur kur ecni ne plazh apo ne trotuare te nxehte. Perdorini krem dielli me faktor mbrojtes ne pjesen e siperme te kembeve. Mbajini kembet tuaja larg nga burimet e forta te nxehtesise si psh , kaldaja , oxhaku  ngrohesit me korent etj. Mos perdorni asnjehere shishe me uje te valuar per ngrohjen e kembeve tuaja. Nese kembet e tuaja jane te ftohte vishni corape pambuku gjate nates. Perdorni cizme te ngrohta ne dimer. Corapet e ngrohta dhe qe thithin lageshtiren jane shume te nevojshme gjate dimrit. Gjate motit te ftohte beni kujdes qe kembet tuaja te jene te ngrohta per te shmangur morthin.

 Lereni gjakun te rrjedhe lirshem ne kembet tuaja

Vendosini kembet tuaja ne nje pozicion te larte nderkohe qe jeni duke ndenjur ulur. Levizni gishterinjte tuaj per 5 minuta 2-3 here ne dite. Levizni kembet tuaja lart , poshte dhe anash per te te permiresuar qarkullimin e gjakut ne to.

–         Mos qendro me kembe te kyqezuara per nje kohe te gjate

–         Mos visht corape te shtrenguara , ose elastike te cilat shtrengojne kembet tuaja

–         Mos vish kepuce apo produkte qe te mbajne kemben te shtrenguar. Duke penguar qarkullimin e gjakut ndodh qe kemba te krijoje plage ose demtime mekanike qe eshte veshtire te zhduken dhe duan kohe per tu permiresuar.

–         Mos pini duhan. Pirja e duhanit ul rrjedhen e gjakut ne kembet tuaja. Nese vuani nga tensioni i larte duhet konsultuar me nje grup specialistesh per ta mbajtur kete parameter nen kontroll.

Bej nje jete me aktive

Konsultohuni me mjekun tuaj per te planifikuar nje program stervitje qe eshte e duhura per ju.Ecjet , vallezimet , noti , bicikleta jane disa forma te mira te ushtrimeve fizike te cilat jane te lehta per kembet tuaja dhe mund te ushtrohen pa problem. Shmagni ushtrimet e sforcuara fizike te cilat sjellin nje lodhje te sterzgjatur. Cdo stervitje duhet filluar me nje faze pergatitore nxehje dhe duhet alternuar me séanca te shpeshta pushimi ose cplodhjeje. Gjate stervitjes perdorni atlete apo kepuce te cilat lejojne nje aktivitet fizik sa me te lehte dhe komod per kembet.

 

Leave a Reply