11111111111111111111111

Deformimi i kembeve eshte nje problem qe njerezit hasen shume shpesh. Duke filluar nga moshat e mesme, sidomos seksi femer mund te deshmojne per kete gje.

–         Sa here e kemi ndjere dhimbjen acarause ne pjese te ndryshme te shputes mbas ecjen me kepuce me taka?

–         Sa here dhimbjet ne gishtin e madh te kembes kane qene problemi i pagjumesise ?

–         Sa e sa here, mbasi dhimbja ka kaluar i kemi bere pyetje vetes “A ti vesh apo jo me keto kepuce”?
Ne pamje te pare problemi duket shume siperfaqesor.

Arsyetimet qe njerezit i japin vetes jane nga me te ndryshmet :

–         Me duket se eca shume gjate dites dhe me dhembin kembet.

–         Ato kepucet me duket se i kam blere te vogla.

–         I kam ngjare prinderve, te njejten problem kishin edhe ata.

–         “Reumatizma” me duket se se eshte shkaku

–         kujtoj kohet kur kam punuar ne vende me lageshtire dhe kembet me kane ndenjur te njomura gjithe kohen.

Njeriu eshte qenie qe gjen menyra nga me ndryshme per t’u adoptuar. Dikush vendos pambuk ne vendin qe ndjen dhimbje. Dikush perdor krem duke i bere masazh vendit qe e acaron. Ata qe kane arritur  fazen qe gishtat jane shtremberuar perdorit metoda nga me te ndryshmet me fasho per ti drejtuar disi. Problemi behet edhe me interesant kur gjate nje konsulte te mjeku, shfrytezojne rastin te pyesin “Doktor, po ketyre gishtave c’fare ti bej …” ??
Mjekesia, ose per t’u shprehur me konkretisht mjekesia perendimore e ka studjuar gjate kete gje. Jane gjetur rrenjet e problemit, jane nxjerre konkluzione, kane dale metoda dhe manipulime kirurgjikale nga me ndryshmet per t’u perballur me kete patologji. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, podiatria eshte dege e vecante e mjekesise e cila merret vetem me diagnostikimin dhe trajtimin e kembes. Mjeku podiater eshte specialistiti qe i dedikohet kesaj fushe te mjekesise.

Pra roli i ketij specialiteti eshte t’i pergjigjet pyetjes “Doktor, po ketyre gishtave c’fare ti bej?”

Problemet e deformimit te kembes kane ekzistuar gjate gjithe historise se njerezimit. Ekzistojne hipoteza nga me te ndryshmet. Disa besojne se jeta “pasive”, sidomos njerezit qe nuk merren me sport jane me te prire per te kaluar kembe dystaban (dyst – e sheshte, taban – kemba). Kjo per arsye se muskujt dhe ligamentet e kembeve jane te dobeta, dhe nuk mund te mbajne sic duket ate anatomi fiziologjike qe duhet. Harqet e kembeve humbin, tendosen, ulen dhe kemba behet e sheshte. Ne literature kjo patollogji quhes Pes Planus.

Gjate ecjes pesha e gjithe trupit koncentrohet ne menyre jo fiziologjike. Si arsye e kesaj te fundit shtremberohet gishti i madh i kembes. Ky i fund ben presion te gishtat e tjere dhe si pasoje keta deformohen.

Deformimet e gishtit te madh te kembes ne literaturen mjekesore perkufizohen si Hallux Valgus, e perkthyer ne gjuhen shqipe si deformimi valgus i gishtit te pare. Ne fazat e hershme dhimbjet jane me te dukshme rreth nyjes se gishtit te madh dhe me kalimin e kohes ato shtrihen ne pjesen e poshtme te kembes, ne pjesen e dhembres dhe pjesen e kaviljes. Harqet e ulura te kembes, sic quhen ndryshe kemba dystaban, bejne qe e gjithe pesha e trupit te ushtrohen ne menyre jo fiziologjike.

Kete gje e ndjejne nyjet e gjurit, nyjet e kellkut madje dhe shtylla kurrizore.

Arsyeja e dyte qe besohet se eshte thelbi i ketij problemi eshte gjenetika. Disa njerez jane me te prirur per te patur kembe dystaban si arsye e prejardhjes gjenetike.

Nje hipoteze tjeter eshte, vete fakti qe disa femra kane ecur vetem me kepuce me taka te larta, kane fituar deformime kembesh.

Le te ndalemi te disa nga keshillat praktike per ta parandaluar gjendjen e deformimit te kembeve.

Ne mosha te vogla eshte e nevojshme qe femija te inkurajohet te levize sa me shume. Jeta aktive me lojra dhe sport eshte suksesi. Kembet e femijeve kane nevoje te formohen te forta. Femija duhet te kaloje nje pjese te mire te kohes ne ambjente te hapura duke u marre me aktivitete nga me te ndryshme. Nese e shihni femijen tuaj qe pjesen me te madhe te kohes duke luajtuar lojra ne kompjuter ose televizor, duhet te merrni masa te menjehershme. Keta femije jane me te prirur te formojne nje aparat muskuloskeletor te dobet. Ligamentet dhe muskujt e kane te pamundur te mbajne harqet ne pozicion anatomik.

Nese problemi eshte i lindur, eshte e nevojshme konsulta e mjekut specialist ortoped. Ekzsistojne disa lloj menyrash konservative dhe nje nder me te perhapurat eshte perdorimi i shuajve ortopedik individual. E theksoj, jo thjesht shuaj ortopedik por shuaj ortopedik individual qe pergatiten apostafat per llojin e harkut individual.

Nga studimet e shumta eshte nxjerre konkluzioni qe shuajt ortopedike se bashku me disa seanca fizioterapie, sidomos ne moshat e vogla te femijeve kane treguar rezultate te pelqyeshme. Nese deformimi eshte i grades de larte mund te jete e nevojshme nderhyrja kirurgjikale me ndihmen e se ciles ngrihet harku i kembes. Ka nje larmishmeri manipulimesh kirurgjikale qe praktikohen dhe ne do ndalemi vetem ne disa prej tyre ne vazhdimesi.

Problemi komplikohet ne moshat e rritura. Nderkohe qe ne mosha te vogla kemba dystaban mund te jete patologji e izoluar, me kalimin e viteve si arsye e harkut te ulur fillojne te vihen re edhe shtremberimet e gishtave.

Ne shumicen e rasteve kjo gje fillon me shtremberimin e gishtit te madh te kembes. Gishti peson deformin valgus dhe ben te pamundur madje edhe perdorimin e kepuceve. Nyja e gishtit te madh enjtet, skuqet, acarohet lekura dhe indet e buta. Dhimbjet sa vijne e behen me intensive. Ne kete lloj rasti shuajt ortopedike individuale nuk jane me efektive.

Megjithese shumica e mjekeve specialiste fillojne trajtimin me menyra konservative, rezultatet nuk jane te pelqyeshme. Fizioterapia dhe shuajt ortopedike jane te pafuqishme. Patollogjia sa vjen e progreson. Shumica e njerezve fillojne te ndjejne jo vetem dhimbje ne kembe por edhe ne nyjet e gjurit, nyjet e kellkut dhe shtyllen kurrizore.

Cilat jane disa nga metodat e trajtimit ne raste se deformimi perparon dhe menyrat konservative jane te pafuqishme ?

Fatkeqesisht, e vetmja menyra eshte nderhyrja kirurgjikale. Nga ana tjeter me krenari dhe mburrje do e konsiderojme si “fatmiresisht”.

Talenti i kirurgeve, metodat e trajtimit llojet e implanteve te perdorura kane bere te mundur qe manipulimet kirurgjikale ne shputen e kembes te jene shume te suskeshme dhe efektive.

Mundesuar per portalin omi.al nga :

Dr. Ervin Jonuzi
Kandidat i Shkencave Mjekesore
Kirurg ortoped-traumatolog

Leave a Reply