Crregullimi i spektrit te autizmit

autism

Autizmi u pershkrua per here te pare nga Kanner , ne 1943, ne nje studim ku ai bente pershkrimin e njembedhjete femijeve me kete crregullim. Kanner perdori per here te pare termin “autizem feminor”, ne perpjekje per te pershkruar mbylljen ne vetvete te femijes, shkeputjen nga mjedisi.Ky term eshte perdorur edhe me pare ne psikiatri per te treguar humbjen e kontaktit me realitetin,  paaftesine per te komunikuar ne mjedis rrethues.

Autizmi eshte forma me e njohur dhe me e shpeshte e nje grupi crregullimesh te njohura si “Crregullimet Pervazive te Zhvillimit”. Autizmi si crregullim kompleks prek menyren e nderveprimit te femijes me boten materiale dhe sociale si dhe menyren e perpunimit te pervojave personale. Ai paralizon zhvillimin normal, nderveprimin social dhe aftesite komunikuese.

Te degjuarit, te parit, te prekurit, nuhatja dhe shija zhvillohen ndryshe nga shqisat e femijes me zhvillim normal dhe nuk kompensojne demtim gjuhesor.

Autizmi shfaqet ne shkalle te ndryshme ne individe te ndryshem.

Rastet ekstreme manifestojne sjellje ekstreme repetitive, vete – demtuese dhe agresive, shpesh te shoqeruara dhe me prapambetje mendore.  Manifestojne demtime te niveleve te ndryshme te gjuhes receptive dhe ekspresive. Ne vend te gjuhes, ai meson levizje te perseritura te trupit, pergjigje te pazakonta, atashime te cuditshme me objekte dhe rezistence ndaj ndryshimit te rutinave.

Crregullimet  e meposhtme jo specifike hasen ne moshat 8 – 10 muajshe:  

-Crregullime te hershme me ushqyerjen – mungese e refleksit te thithjes, anoreksi,  te vjella

-Crregullime te gjumit, te hershme dhe te renda -

1.Insomnia (pagjumesi) agresive

2.Insomnia e qete , ku femija mund te gjendet i zgjuar, i qete dhe me sy hapur.

Interes vetem per lojra me duar perpara syve te tij (rreth moshes 5-6 muajshe), i cili  pushon sapo nje i rritur bie ne kontakt me te.

-Mungese e sjelljes paraprirese kur nje person i afrohet femijes.

-Mos interesim i femijeve ndaj lojerave

-Humbje e aftesive paraprakisht te fituara (p.sh nuk ushqehet me vete me luge, nuk thote ndonje fjale te cilen e thoshte me pare)

- Nenshtrim i ngurte ndaj zakoneve dhe ritualeve specifike.

- Manjerizma motore steriotipike dhe perseritese (p.sh te levizurit e kraheve si zog ne fluturim, ose kryerja e levizjeve te pazakonta dhe komplekse me duar ose gishta, ose me te gjithe trupin).

- Interes i qendrueshem per pjese te objeketeve etj etj

Permbajtja dhe perdorimi i gjuhes nga femijet autike:

Gjuha e femijeve autike ndryshon nga ajo e femijeve te tjere te se njejtes moshe.

-Perdorimi i pazakonte i gjuhes eshte nje tregues i pare qe dicka nuk shkon ne zhvillimin e femijes per te cilen prinderit dhe njerezit e afert duhet te fillojne te shqetesohen seriozisht.

-Zhvillim i ngadalte i gjuhes

-Zhvillimi gjuhesor ndonjehere mund te filloje ne kohe , por ritmi i mesimit nuk vazhdon gjate.

-Perdorimi dhe permbajtja e pazakonte e gjuhes

-Nje nga tiparet e te folurit autike eshte ekolalia, perseritje e asaj qe sapo eshte degjuar.

Nje pjese e femijeve autike, fillimisht duket se i pasurojne shprehite gjuhesore normalisht, per disa muaj qendrojne ne vend dhe me vone i humbasin pothuaj teresisht.

Ka disa forma te humbjes se shprehive te hershme gjuhesore tek femijet autike:

1.Femija zhvillon nje te folur te paket, zakonisht prej 20-30 fjalesh ose frazash te shkurtra , punon  me to, me  vone, ne vend qe te fitoje te reja, i humbet ato teresisht.

2.Kur mesohen fjale te reja, te vjetrat humbasin.

3.Kur femija meson nje numer te konsiderueshem por me pas fjalori vjen duke u zvogeluar dhe jo duke u rritur.

Humbja e gjuhes fillon rreth moshes 15-22 muajsh. Bashke me humbjen e gjuhes mund te kete dhe regrese te tjera ne zhvillim si: zvogelohet kontakti me sy, reduktim te shoqerizimit, mungese interesi per lodrat, per bashkemoshataret etj.

Material  nga Msc Kleona Caushi me leje botimi per omi.al

Kleona Caushi (Logopediste & Kliniciste)

Qendra e studimeve infermierore “Nightingale”

nursingcenter.al@gmail.com