403207_1370015168

Kozmetika natyrale eshte bere nje trend i fuqishem i ketyre viteve te fundit.

Vihet re nje ndergjegjesim me i madh nga ana e njerezve per natyren ku jetojme dhe nje shqetesim me i madh per perzgjedhjen e produkteve qe do perdorin ne lekure.

Me produkte natyrale  kozmetike nenkuptohen ato produkte bukurie per perdorim ne lekure me perberes 100 % natyrore. Kur nje produkt i ploteson keto cilesi ai mund te quhet  “ Produkt Kozmetik Natyral i Certifikuar

Keto produkte ofrojne nje kujdes delikat dhe jo agresiv per lekuren duke u kthyer ne nje ndihmese te rendesishme per lekuren e cfaredo moshe. Kozmetikat natyrale gjallerojne dhe krijojne harmoni per trupin, shpirtin dhe mendjen.

Keto produkte  duhet te permbajne materiale natyrale si vajra bimore, dyllera, ekstrakte bimore, vajra esenciale, vetem nga ferma qe prodhojne produkte biologjikisht te kontrolluara.

Qe nje produkt bimor te marre statusin i certifikuar duhet te plotesoje disa nga direktivat  e vendosura nga Bashkimi Europian. Ato jane :

1.   Lenda e pare duhet te vije nga bimet

Me aq sa eshte e mundur duhet qe lenda e pare te merret nga bime qe vijne prej burimesh te sigurta, nga ferma qe prodhojne produkte te kontrolluara biologjikisht.

2.   Mbrojtja e kafsheve

Nuk lejohet testimi i produktit ne kafshe, ne asnje faze te procesit qe perfshin, fazen e zhvillimit, prodhimit dhe testimit te produktit final.

Lenda e pare qe nuk ka qene ne qarkullim para dates 1 janar 1998, mund te perdoret vetem nese nuk eshte testuar mbi kafshet.

Eshte e ndaluar me ligj perdorimi i lendes se pare nga kafshe te ngordhura.

 3.   Lende e pare nga mineralet

Perdorimi i kriperave inorganike nga mineralet eshte pergjithesisht i lejuar.

4.   Lenda e pare me perdorim te kufizuar

Per prodhimin e kozmetikave natyrale eshte e lejuar te perdoren perberes qe jane perftuar me ane te proceseve te hidrolizes, hidrogjenimit, esterifikimit, transesterifikimit dhe kondensimit te ketyre materialeve :

Yndyrna, vajra, dyllera

Lecitine

Lanoline

Monosaharide, oligosaharide, polisaharide

Proteina dhe lipoproteina

5.   Ndalohet perdorimi i :

Ngjyruesve artificial

Aromave artificiale

Silikoneve

Parafine dhe produke te tjera te naftes

Kriteri qe perzgjedh se cilat aroma do perdoren jane te rregulluara nga ISO 9235

 6.   Ruajta e produkteve

Per tu siguruara qe produkti eshte mikrobiologjikisht i sigurte, disa konservante sintetike me veti te ngjashme me ato natyralet lejohet qe te shtohen plus lendeve konservuese natyrale. Keto jane:

Acid benzoik

Acid salicilik dhe kriperat e tij

Alkooli benzilik

Acid sorbik dhe kriperat e tij

Ne rastet kur keto lende konservante jane perdorur, ne amballazh duhet shenuar qe “produkti eshte konservuar me x lende qe eshte perdorur ”.

7.   Ndalimi i rrezatimit radioaktiv

Ndalohet me ligj te behet dezinfektimi i lendes se pare dhe i produktit te perfunduar me rrezatim radioaktiv

8.   Kozmetika natyrale e certifikuar

Produkti me pas i nenshtrohet kontrolleve te rrepta nga autoritetet kontrolluese dhe ne rastet kur i ploteson te gjitha kriteret ai merr statusin Kozmetike Natyrale e Certifikuar.

Leave a Reply