11111111111111111111111111

Reaksionet alergjike jane pergjigje  hiperstimuluese  te sistemit tone imunitar kundrejt nje substance te huaj qe shpesh njihet si substance antigjenike.   Kur substanca te caktuara te huaja hyjne brenda trupit te njeriut atehere sistemi imunitar  vihet ne alarm dhe ne gjendje gadishmerie te larte .    

Nje pergjigje hiperimune mund te ndodhe tek simptomat e alergjise . Medikamentet jane substanca te huaja dhe disa nga perberesit e tyre mund te japin alarmin per te aktivizuar sistemin imunitar

Cilat janë simptomat  e  alergjise ndaj ilaceve ?

 Reaksionet alergjike ndaj ilaceve jane te ngjashme me reaksionet e alergjive ushqimore apo llojeve te ndryshme te substancave te cilat  hyjne brenda organizmit tone . Nje gjendje e tille  me reaksion hiperimun eshte shume specifik nga nje person ne tjetrin dhe shpesh kemi te bejme edhe me faktore te trasheguar gjenetik me predispozite per nje fenomen te tille. Reaksionet alergjike mund te jene mesatare apo edhe vdekjeprurese . Reaksionet e lehta ose mesatare perfshijne : kruarjen , rash kutan dhe majisje. Tek reaksionet me te renda kemi enjtjen e buzeve , te gjuhes , veshtiresi ne frymemarrje e cila mund te coje deri ne vdekje .

Reaksionet alergjike te barnave jane te ndryshme por mund te kene disa efekte anesore te perbashketa si dhimbje koke apo shqetesime te stomakut.       

Ndaj cilave medikamente  jane me alergjik njerezit ?

Cdo lloj medikamenti  apo komponenti mund te shkaktoje reaksion alergjik. Format me te shpeshta te reaksioneve medikamentoze i ndeshim tek antibiotiket e familjes se penicilines , insulinat , preparatet e jodit etj.  Nganjehere ndodh te jape reaksion edhe ndonje perberes fare i rendomte i preparatit si psh ndonje lende e thjeshte ndihmese per qellime :  estetike , paketimi apo fortesie te ilacit.                                  

Komponentet e medikamenteve qe jane vene re qe shkaktojne shpesh reaksione alergjike jane ngjyruesit , proteinat , perberesit e vezes dhe gjithashtu latexi qe eshte nje perberes qe i perket paketimit .

Cfare trajtimi perdoret ne rastet e reaksioneve alergjike medikamentoze ?

  Hapi i pare eshte nderprerja e medikamentit te dyshuar .  Ne reaksionet alergjike te prezantuara me shfaqje te saj ne lekure , mund te perdoren kremra me antihistaminike , me kortizonike ( hidrokortizon dhe derivatet e tij ). Antihistaminiket dhe kortizoniket orale perdoren ne format  rezistente apo si shtese te atyre qe thame me lart . Injeksionet  jepen ne reaksione alergjike serioze te cilat hyjne tek  gjendjet alergjike qe duan vemendje nga specialisti i alergologjise .

Ne format e renda alergjike si psh reaksionet anafilaktike qe shoqerohen me rendim te frymemarrjes dhe forma te tjera te rrezikshme  ,perdoret epinefrina me aplikim subkutan .    

Ne shume raste perballemi me domosdoshmerine e marrjes se nje bari , kryesisht ne mjekimet e semundjeve kronike . Ne rastet kur ky medikament jep reaksion alergjik atehere specialisti i alergjise nepermjet nje skeme te mirestudiuar ben futjen ne perdorim ne sasi te vogel te tij  dhe gradualisht arrin sasine e duhur te ketij bari ne organizem .     

Çfarë duhet të bëj në qoftë se kam një reaksion alergjik medikamentoz ?

Nese perballeni me nje problem te tille i cili manifestohet me shqetesime kryesisht ne lekure , ju mund te kontaktoni me mjekun tuaj per te marre nje keshillim dhe nje mjekim prej tij.

Ne rastet kur reaksioni alergjik medikamentoz prezantohet ne format e tij agresive si psh veshtiresi ne frymemarrje , atehere duhet te drejtoheni me shpejtesi per ne urgjence dhe asnjehere nuk duhet qe ta ngisni vete makinen ne kete gjendje . 

 

 

Leave a Reply