Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria per vitin 2018 ka patur shume aktivitete si brenda ashtu edhe jashte vendit.
Aktivitetet brenda vendit jane fokusuar kryesisht ne trajnimet online ne kuader te edukimit ne vazhdim qe shoqata jone ka kryer me profesioniste te ndryshem te mjekesise si : mjeke , farmaciste , stomatologe dhe infermiere .
Keto aktivitete kane qene te akredituara dhe te monitoruara gjate gjithe kohezgjatjes se trajnimeve nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim (QKEV) me te cilen kemi nje bashkepunim shume korrekt.
Jane kryer gjithsej 17 trajnime te cilat jane organizuar nepermjet portalit tone online www.omi.al . Interesi i profesionisteve te mjekesise per keto aktivitete ka ardhur gjithnje ne rritje .

Tek aktivitetet nderkombetare ne te cilet ne kemi marre pjese me punimet tona shkencore , mund te themi qe viti 2018 ka qene nje vit shume i sukseshem per ne ashtu si viti paraardhes.

 

Kongresi Europian i Endokrinologjise  (ECE 2018) i mbajtur ne datat 19-22 Maj  ne Centre Convencions Internacional Barcelona (CCIB) ne Barcelone, Spanje. Ne kete kongres pati nje pjesemarrje te gjere si te vendeve europiane ashtu edhe te mjaft vendeve te tjera nga 6 kontinentet .

Ne kete kongres  u paraqitem  per te pestin  vit rradhazi me studimin tone ne forme “Poster Presentation” me teme :

Evaluation of community pharmacy-based services for type-2 diabetes in an Albanian setting: pharmacist survey.”

 

Kongresi Europian i Alergologjise dhe Imunologjise Klinike  EAACI 2018 i organizuar nga Shoqata Europiane e Alergologjise ne datat 26-30 Maj 2018, ne qendren e kongreseve Messe Munich, Mynih Germani.

Qendra jone u paraqit ne kete kongres  per here te pare me studimin e saj ne forme “Poster Presentation” me teme :

“Role of community pharmacists in managing patients with asthma

 

EASO TRAIN THE TRAINER 2018, Shkolla Verore per manaxhimin e Obezitetit e organizuar nga Shoqata Europiane e Studimeve per  Obezitetin ( EASO) dhe e drejtuar nga ekspertet me te mire europiane te fushes. Perfaqesuesja e qendres sone kishte nderin te ishte perzgjedhur ne kete aktivitet te rendesishem europian. Nje mundesi e jashtezakonshme per tu lidhur me kolege te fushave te ndryshme nga vende te ndryshme te Europes.    

Kongresi Europian i Kardiologjise ( ECE 2018) i cili u mbajt ne datat 25-29  Gusht 2018  nga  Shoqata Europiane e Kardiologjise   ne Messe Munchen, Mynih Gjermani dhe eshte kongresi mjekesor me i madh ne bote me nje  pjesemarrje mbi 37 000 profesionistesh te kesaj fushe .

Perfaqesuesja e Qendres se Trajnimit Mjekesor SANTA MARIA u perzgjodh per te qene pjese e Komitetit te Edukimit te Association of Cardiovascular Nursing and Allied Professions. ( Nje prej shoqatave pjese e ESC).

Eshte hera e pare qe Shqiperia perfaqesohet ne kete shoqate ( ACNAP) si pjese e Bordit te Edukimit.

Falenderojme  ESC per mundesine qe na dha per te qene pjese e aktivitetit me te rendesishem boteror te mjekesise moderne.

 

Kongresi Boteror i Hipertensionit (ISH 2018)  i organizuar nga Shoqata Boterore e Hipertensionit ( ISH) i cili u mbajt  ne datat 20-23 Shtator 2018 ne Beijing International Convention Center ne Bejing, Kine. Ne kete kongres pati nje pjesemarrje globale  nga te gjitha vendet e botes, pasi ky eshte eventi me i rendesishem boteror i Hipertensionit. Qendra e Trajnimit Mjekesor SANTA MARIA u paraqit ne kete kongres  per here te pare me studimin e saj ne forme “Poster Presentation” me teme :

“Effectiveness of the community pharmacists interventions in improving blood pressure levels in patients with hypertension with a view to improving patient self- management”

 

Qendra e Trajnimit Santa Maria- IDF Diabetes Education Center 

Prejt muajit  Shtator te 2018, Qendra jone ka nderin te jete pranuar nga Federata Nderkombetare e Diabetit ( IDF) , si nje nga 11 qendrat e edukimit te diabetit ne Europe.

Falenderojme me zemer IDF, per kete mundesi te jashtezakonshme qe na ka dhene dhe do bejme te pamunduren per te qene te denje te familjes se madhe te IDF-se.

EASO COMS -SUMMIT 2018 

Ne datat 6-8 Nentor 2018, ne Leipzig, Gjermani u zhvillua Samiti Vjetor i Shoqates Europiane te Obezitetit ( EASO).

Nje takim i jashtezakonshem , me ekspertet me te mire Europian ne fushen e obezitetit dhe perfaqesues te keshillave te pacientave ne Europe.

Ne kete takim u diskutuan per zhvillimet me te fundit dhe studimet me te reja ne fushen e obezitetit.

Qendra e Trajnimit Santa Maria, kishte kenaqesine te ishte ftuar ne kete takim te ketij niveli kaq te larte shkencor.

Aktivitete te tjera te zhvilluara ne 2018:

Permiresimi i kujdesit te diabetit ne paciente me aftesi te kufizuara fizike dhe mendore

Ne daten 10 Nentor 2018, Qendra e Trajnimit Profesionale Mjekesore Santa Maria organizoi ne qytetin e Pukes nje aktivitet shendetesor :

” Permiresimi i kujdesit te diabetit ne paciente me aftesi te kufizuara fizike dhe mendore”

Aktiviteti u zhvillua ne kuadrin e aktiviteteve sensibilizuese ne muajin Nentor.

Me kete aktivitet, deshem tu kushtojme vemendje edhe kesaj shtrese te popullates, qe kane nevoje per nje perkujdesje te vecante nga shoqeria, familja dhe profesionistet e shendetesise.

 

14 Nentor 2018 – Dita Boterore e Diabetit

Ne daten 14 Nentor 2018, Diten Boterore te Diabetit Qendra e Trajnimit Profesionale Mjekesore Santa Maria ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Shendetit Publik Puke, realizoi nje aktivitet me karakter depistues ne qytetin e Pukes dhe Fushe-Arrezit.

Ky akivitet depistues u zhvillua dhe ne date 16 Nentor ne qytetin e Lezhes me bashkepunimin e Drejtorise Rajonale te Shendetit Publik Lezhe.

Interesimi i qytetareve ishte i madh, per te matur nivelet e glicemise dhe per tu informuar per simptomat dhe shkaqet e semundjes.

Falenderojme punonjesit e D.SH.P Puke dhe Lezhe per perkushtimin dhe devotshmerine e tyre ne sherbim te shendetit te qytetareve te ketyre rretheve.

 

Objektivat per vitin 2019 :

– Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria ka si synim qe ne aktivitetet e organizuara prej saj ne kuader te edukimit ne vazhdim , te rrise larmishmerine e temave duke i bere me interesante dhe te vlefshme per praktiken e perditshme te profesionisteve te mjekesise.
– Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria per vitin 2019 ka ne plan te kete nje numer edhe me te madh te punimeve shkencore te prezantuara ne kongreset me te rendesishme te mjekesise boterore.

Leave a Reply