Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria per vitin 2016 ka patur shume aktivitete si brenda ashtu edhe jashte vendit.
Aktivitetet brenda vendit jane fokusuar kryesisht ne trajnimet online ne kuader te edukimit ne vazhdim qe shoqata jone ka kryer me profesioniste te ndryshem te mjekesise si : mjeke , farmaciste , stomatologe dhe infermiere .
Keto aktivitete kane qene te akredituara dhe te monitoruara nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim (QKEV) me te cilen kemi nje bashkepunim shume korrekt.
Jane kryer gjithsej 16 trajnime te cilat jane organizuar nepermjet portalit tone online www.omi.al . Interesi i profesionisteve te mjekesise per keto aktivitete ka ardhur gjithnje ne rritje .

Tek aktivitetet nderkombetare ne te cilet ne kemi marre pjese me punimet tona shkencore , mund te themi qe viti 2016 ka qene nje vit shume i sukseshem per ne.

EuroHeartCare 2016 i organizuar nga Shoqata Europiane e Kardiologjise ESC (European Society of Endocrinology) dhe nendega e saj CCNAP .
Ky kongres u zhvillua ne datat 15-16 Prill 2016 ne Athine , Greqi . A---1

Ne kete Kongres u prezantuam me 2 studime me teme :
Knowledge and behavior of Albanian nurses in Primary Care toward Cardiovascular Disease risk reduction”

”Public perception of the role of Albanian Community Pharmacists in the management of cardiovascular diseases”

A---1Kongresi Europian i Endokrinologjise ECE 2016 i organizuar nga Shoqata Europiane e Endokrinologjise – ESE
Ky kongres u zhvillua ne datat 28 – 31 Maj 2016 ne Mynih , Gjermani .

Ne kete Kongres u prezantuam me studimin tone me teme :
Role of community pharmacists in the prevention and management of the metabolic syndrome in Albania”

Kongresi Europian i Kardiologjise ESC 2016 u organizua nga Shoqata Europiane e Kardiologjise – ESC A---4
Ky kongres u zhvillua ne datat 26 – 30 Gusht 2016 ne Rome , Itali .
Qendra e Trajnimit Mjekesor SANTA MARIA u ftua nga Komiteti Organizativ i ESC per te marre pjese ne kete eveniment te mjekesise boterore dhe ju akordua edhe nje grant edukimi (ESC Educational Grant)

A---3Kongresin e 5-te Nderkombetar te Metabolizmit te Lipideve & Arteriosklerozes – ICLA 2016 i organizuar nga Shoqata Koreane e Lipidologjise dhe Arteriosklerozes
Ky kongres u zhvillua ne datat 9 – 10 Shtator 2016 ne Seul , Koreja e Jugut.
Ne kete Kongres u prezantuam me studimin tone me teme :
An evolving role of Albanian Community Pharmacists in managing Hypertension”

Kongresi i Gastroenterologjise Europiane UEG Week 2016 u organizua nga Shoqata Europiane e Gastroenterologjise.5

Ky kongres u zhvillua ne datat 15 – 19 Tetor 2016 ne Viene , Austri.
Ne kete Kongres u prezantuam me studimin tone me teme :
“ The incidence of self-medication of upper-gastrointestinal symptoms in Albanian Community Pharmacies”
Kryetari i Komitetit Shkencor te UEG-se Prof. Dr Magnus SIMREN vleresoi punimin shkencor te perfaqesueses se Qendres se Trajnimit Mjekesor Santa Maria dhe i dorezoi cmimin :

“National Scholar Award 2016”

Eshte hera e pare qe jepet nje vleresim i tille per nje punim shqipetar dhe ky cmim vjen per here te pare ne Shqiperi ne 2016-ten.

Kongresi i Psikiatrise dhe Psikoterapise DGPPN 2016 u organizua nga Shoqata Gjermane e Psikiatrise dhe Psikoterapise.24.485.735
Ky kongres u zhvillua ne datat 23 – 26 Nentor 2016 ne Berlin , Gjermani .
Ne kete Kongres u prezantuam me studimin tone me teme :
“The growing use of herbal medicine in depression: issues relating to adverse reactions and challenges in monitoring safety”

Ne Shtator te 2016, Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria u be anetare me te drejta te plota e nje prej shoqatave me te rendesishme ne bote te edukimit mjekesor, ASME – Association for the Study of Medical Education  Print
ASME luan rolin e nje organizate gjithperfshirese per nje pjese te madhe te shoqatave qe ofrojne Edukim Mjekesor Profesional Pas-Universitar.
Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria si pjese e grupit ASME permban edhe logon e kesaj organizate ne certifikatat e leshuara prej saj.

Qellimet per vitin 2017 :


– Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria ka si synim qe ne aktivitetet e organizuara prej saj ne kuader te edukimit ne vazhdim , te rrise larmishmerine e temave duke i bere me interesante dhe te vlefshme per praktiken e perditshme te profesionisteve te mjekesise.
– Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria per vitin 2017 ka ne plan te kete nje numer edhe me te madh te punimeve shkencore te prezantuara ne kongreset me te rendesishme te mjekesise boterore.

Leave a Reply