Ne datat 6-8 Nentor 2018, ne Leipzig Gjermani u zhvillua Samiti Vjetor i Shoqates Europiane te Obezitetit ( EASO).

Nje takim i jashtezakonshem , me ekspertet me te mire Europian ne fushen e obezitetit dhe perfaqesues te keshillave te pacientave ne Europe.

Ne kete takim u diskutuan per zhvillimet me te fundit dhe studimet me te reja ne fushen e obezitetit.

Obeziteti, eshte nje problem global qe prek cdo vend, shtrese popullate dhe nje barre e madhe per popullaten me kosto te larte shoqerore dhe financiare.

Sic u theksua ne takim, Obeziteti duhet te njihet nga Qeverite dhe Politikeberesit si nje semundje kronike dhe te investohet me shume ne kerkim shkencor per te gjetur  zgjidhje efektive jo invazive ne sherbim te njerezve qe vuajne nga obeziteti.

Gjithashtu , duhet filluar te ndryshohet dhe perceptimi i profesionisteve te shendetesise, per kete kategori pacientesh.

Ti thuhet fund Stigmatizimit dhe Diskriminimit qe pacientet me obezitet perjetojne shpesh dhe te trajtohen me empati dhe mirekuptim, si cdo pacient tjeter qe vuan nga nje semundje kronike.

Qendra e Trajnimit Santa Maria, kishte kenaqesine te ishte ftuar ne kete takim te ketij niveli kaq te larte shkencor.

Falenderojme me zemer EASO per kete mundesi te ishim pjese e ketij aktiviteti.

Leave a Reply