Në datën  16 Nentor 2019  u organizua nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekësor Santa Maria  trajnimi me temë:

“ Permiresimi i kujdesit te diabetit ne paciente me aftesi te kufizuara fizike dhe mendore”

 

Ky aktivitet u zhvillua në  ambjentet e  Q.SH Dajc, Lezhe.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i profesionistave të shëndetësisë  sipas direktivave të OBSH dhe Federates Ndërkombetare të Diabetit për një përkujdesje sa më cilësore dhe dinjitoze për pacientët që vuajnë nga diabeti dhe që jane me aftësi të kufizuara.

 

Në këtë trajnim u diskutua për problematikat që hasin pacientët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe që vuajnë gjithashtu edhe prej sëmundjes së diabetit.

Diabeti është  një sëmundje që ka arritur nivele epidemike globale dhe pacientët me aftësi të kufizuara, kanë të njëjtat mundësi të preken dhe vuajne nga kjo sëmundje si cdo person tjetër.

U diskutua për teknika të ndryshme të përfshirjes sa më të madhe të tyre në strukturat e shërbimit shëndetësor, stigma dhe diskriminimi që hasen nga këta pacientë etj.

Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish. ( 49 pjesemarres) kryesisht stafi infermieror ne qendra te ndryshme shendetesore te rrethit te Lezhes.

Ky trajnim eshte i akredituar nga QKEV dhe i jane njohur 2 kredite te edukimit ne vazhdim.

Leave a Reply