Cdo njeri ka te drejten te informohet per semundjen e tij dhe te edukohet per ta mbajtur sa me nen kontroll. Marrja e informacionit te duhur, e motivon dhe fuqizon pacientin te beje zgjedhjet e duhura per te menaxhuar semundjen e tij.

Shume studime kane treguar rolin e jashtezakonshem qe ka edukimi i pacientit ne manaxhimin e Diabeti Mellitus tip 2 .

Ne rastin e pacienteve me veshtiresi te zhvillimit mendor , mund te kete veshtiresi ne procesimin e duhur te informacionit , por ky nuk eshte nje mision i pamundur.

Per te arritur maksimumin profesionistet e shendetesise ne radhe te pare duhet te trajtojne me respekt dhe empati cdo pacient me apo pa probleme te zhvillimit.

Sipas Diabetes UK , per te arritur maksimumin e bashkepunimit dhe si rrjedhoje kjo con ne rritje te menaxhimit te semundjes, duhet qe  profesionistet e shendetesise kur kane raste pacientesh me diabet dhe probleme  te zhvillimit mendor :

  1. Mundohuni te flisni dhe vete me pacientin jo vetem me familjarin apo personin qe kujdeset per te.
  2.  Mundohuni te flisni me ngadale, me pauza dhe ta shikoni ne sy pacientin. Kjo con ne rritje te besimit dhe krijimit te nje marredhenie me pacientin.
  3. Pacientet me veshtiresi te zhvillimit te mendor mund te kene pak informacion per semundjen e tyre. Per kete arsye duhet shpjeguar me fjali te thjeshta, dhe te shmanget perdorimi i terminologjise mjekesore dhe shpjegimeve komplekse. Kjo con ne rritje te ankthit te pacienti qe ka veshtiresi ne procesimin e informacionit te nderlikuar per te.
  4. Ndonjehere, edhe ndonje figure e thjeshte mund te ndihmoje.
  5. Duhet perfshire familjari dhe/ose kujdestari ne menaxhimin e pacientit pasi ai do jete pergjegjes per ndryshimin e te menyres se ushqyerit dhe /ose marrjes se mendikamenteve.
  6. Duhet diskutuar dhe per rendesine e aktivitetit fizik. Ne pergjithesi njerezit me veshtiresi te zhvillimit mendor kane nivele te ulta te aktivitetit fizik, kjo per arsye se ne shume raste keta paciente kane dhe probleme te zhvillimit fizik.

Por ajo qe eshte me e rendesishme se cdo keshille, se cdo terapi apo regjim ushqimor, eshte trajtimi me respekt dhe dinjitet per kete shtrese te shoqerise qe shume here fatkeqesisht eshte pre e stigmatizimit jo vetem nga shoqeria por edhe nga personeli mjekesor i patrajnuar per te manaxhuar keta paciente.

https://www.diabetes.org.uk/Professionals/Resources/shared-practice/for-people-with-learning-disability

 

Leave a Reply