Ne datat 29-31 Mars 2019, ne ambientet e Hotel Tirana International u zhvilluar Kursi i Trajnimit 

” Third Postgraduate Course on Clinical Diabetes and its Complications”  i ofruar nga Shoqata Europiane te Studimeve per Diabetin (EASD) ne bashkepunim me Shoqaten Shqiptare te Diabetit.

Eshte hera e trete qe EASD rikthehet ne Shqiperi per te organizuar kete trajnim pasuniversitar per Diabetin mellitus  qe permbante tema qe nga te rejat e fundit te teknologjise se perdorur, risite ne farmakoterapi, menaxhimi i obezitetit, shendeti mendor i pacienteve me diabet etj. 

Pjesemarrja e madhe ne  kete trajnim nga profesioniste te shendetesise te fushave te ndryshme jo vetem nga Shqiperia por edhe nga rajoni rezultoi ne nje bashkepunim te suksesshem mes kolegeve, ndarje eksperiencash dhe njohjesh te reja.

Ne fjalen hapese te aktivitetit, nga Zv.Ministra e Shendetesise Prof.Dr Mira Rakacolli u theksua dhe njehere roli i madh i qeverise shqiptare ne luften kunder semundjes se diabetit. Programi Kombetar i Depistimit te Popullsise Check-Up me rritjen e moshave qe perfshihen ne kete program       (35 vjec- 70 vjec) ben nje mbulim  te plote te gjithe popullates aktive shqiptare per te kapur ne kohe dhe luftuar semundjen e shekullit te 21.

Gjejme rastin te falenderojme ne menyre te vecante  per punen dhe perkushtimin e jashtezakonshem , Prof. Dr Florian Totin dhe stafin e Shoqates Shqiptare te Diabetit per organizimin e nje aktiviteti kaq cilesor dhe gjitheperfshires. Pa entuziazmin, punen e tyre te palodhshme nuk do ishte e mundur realizimi i ketij trajnimi kaq te dobishem ne praktiken profesionale.

Qendra e Trajnimit Santa Maria eshte krenare qe ishte pjese e ketij trajnimi  me nje nivel dhe standart kaq te larte europian.

 

Leave a Reply