Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 27 Qershor- 27 Korrik 2015

Trajnim  Online per Profesionistet e Mjekesise

“Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise”


(27  Qershor 2015  – 27 Korrik 2015 )

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte nje prezantim kompleks i te gjithave formave bashkekohore te Kujdesit Paliativ. Vlen per tu permendur se ky prezantim eshte shume planesh dhe   te gjithe profesionistet e shendetesise e gjejne veten te perfshire si nje pjese integrale e asaj qe njihet si  Kujdesi Paliativ

Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet

Ky trajnim behet me qellimin e rritjes se informacioneve qe kane profesionistet e shendetesise  per kujdesin paliativ .  Ne kete  trajnim    shume nga temat jane nje kendveshtrim i ri edhe per mjekesine bashkekohore europiane .

Objektivat e aktivitetit:

1. Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire edhe ne fushen e kujdesit paliativ pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

2. Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene sa me profesional ne dhenien e perkujdesjes per keta te semure ne nje nga shume format e dhenies se saj te cilat trajtohen me se miri ne kete trajnim.

3. Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Disa nga profesionistet e mjekesise shpesh mendojne se Kujdesi Paliativ nuk eshte pjese e sherbimeve dhe e perkujdesjes qe ata mund te ofrojme. Vlen per tu theksuar se ky sherbim ka nevoja imediate per nje asistence nga te gjithe profesionistet e mjekesise te cilet duhet te japin kontributin e tyre te cmuar ne fushen specifike ku ata veprojne . Kompleksiteti i ketij sherbimi i ben te vyer te gjithe keta profesioniste.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

 

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 50 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 50 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit ( 27 Qershor 2015 – 27  Korrik 2015)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

 

Suksese dhe pune te mbare!

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

 

 KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR ME 25  KREDITE  NGA QKEV.

 

Leave a Reply