Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 30 Shtator- 30 Tetor 2017

Trajnim  Online per Profesionistet e Mjekesise EndOfLifeCareSOS024_small

“Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise”


(30 Shtator – 30 Tetor  2017 )

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte nje prezantim kompleks i te gjithave formave bashkekohore te Kujdesit Paliativ. Vlen per tu permendur se ky prezantim eshte shume planesh dhe   te gjithe profesionistet e shendetesise e gjejne veten te perfshire si nje pjese integrale e asaj qe njihet si  Kujdesi Paliativ

Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet

Ky trajnim behet me qellimin e rritjes se informacioneve qe kane profesionistet e shendetesise  per kujdesin paliativ .  Ne kete  trajnim    shume nga temat jane nje kendveshtrim i ri edhe per mjekesine bashkekohore europiane .

Objektivat e aktivitetit:

1. Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire edhe ne fushen e kujdesit paliativ pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

2. Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene sa me profesional ne dhenien e perkujdesjes per keta te semure ne nje nga shume format e dhenies se saj te cilat trajtohen me se miri ne kete trajnim.

3. Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Disa nga profesionistet e mjekesise shpesh mendojne se Kujdesi Paliativ nuk eshte pjese e sherbimeve dhe e perkujdesjes qe ata mund te ofrojme. Vlen per tu theksuar se ky sherbim ka nevoja imediate per nje asistence nga te gjithe profesionistet e mjekesise te cilet duhet te japin kontributin e tyre te cmuar ne fushen specifike ku ata veprojne . Kompleksiteti i ketij sherbimi i ben te vyer te gjithe keta profesioniste.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

 

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit ( 30 Shtator- 30 Tetor 2017)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Per cdo paqartesi qe keni per trajnimin, ju lutem te bashkebisedoni me pjesemarrsesit e tjese ose/dhe  te konsultoheni me moderatorin tone online ne rubriken Diskutime. Pasi regjistroheni ne trajnim keni akses ne kete forum interaktiv.

Keni nje muaj kohe per ta pervetesuar materialin.

Ju lutemi te mos synoni per plotesimin e menjehershem te testit pasi vetem njehere mund te plotesohet.

Suksese dhe pune te mbare!

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

 

KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR ME  25  KREDITE  NGA QKEV.

 

14 Thoughts on “Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 30 Shtator- 30 Tetor 2017”

      • Pershendetje Albert. Duhet te klikosh te linku qe thote ” Regjistrohuni per te marre pjese ne kete trajnim”.

        Pas regjistrimit ne trajnim, ke nje muaj afat kohe per te studiuar materialet. Pasi studiohen materialet jane 2 teste qe duhen pergjigjur, ai i vleresimit te njohurive dhe ai i vleresimit te trajnimit.
        Per te perfituar kreditet duhet te marresh 70 % e siper te pikeve ne testin e vleresimit te njohurive.

        Vetem duhet patur kujdes, mos te nxitohesh ne plotesim se vetem nje here mund te jepet testi.

        Per cdo paqartesi tjeter qe mund te kesh, mos hezito te pyesesh.

        Faleminderit

  • Pershendetje Esmeralda. Faleminderit per pyetjen.

    Zhvillimi i kujdesit paliativ në Shqipëri është përballur me probleme të shumta që
    kanë penguar deri diku shtrirjen e tij. Problem kryesor përbën mungesa e burimeve për kujdesin
    shëndetësor në tërësi. Gjithashtu ekziston nje tabu shumëvjeçare kulturore ndaj informimit
    të pacientëve rreth diagnozës ose prognozës së tyre dhe deri në vitin 1990 ishte
    e kundraligjshme t’u bëje me dijë pacientëve që vuanin nga kanceri gjëndjen e tyre.
    Megjithë disponimin e morfinës dhe futjen e saj edhe ne listen e barnave ekziston e përhapur gjerësisht fobia ndaj opiodeve.
    Kujdesi Paliativ në Shqipëri i ka fillesat e tij në vitin 1993 me themelimin e Qëndrës
    së Përkujdesjes Sue Ryder Albania. Më pas Shoqata Kombëtare për Kujdesin Paliativ
    (SHKKP) u themelua në vitin 2002 . Në vitin 2004 SHKKP u bë anëtare e Shoqatës Evropiane të Kujdesit Paliativ dhe prej vitit 2009 është pjesë e Aleances Botërore të Kujdesit Paliativ.

    Edukimi në kujdesin paliativ dhe përdorimi i opioideve është një problem tjetër kritik qe hasin profesionistet e shendetesise. Kjo vjen per arsye se Kujdesi paliativ nuk është përfshirë ende në kurrikulat universitare.

    Nevojitet nje kuader ligjor/rregullator për përfshirjen e kujdesit paliativ
    në sistemin ekzistues të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu vlerësimi i nevojave për kujdesin paliativ duhet të zgjerohet në një plan kombëtar strategjik, duke ndërtuar mbi rekomandimet e Planit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit.
    Nje pike tjeter mjaft e rendesishme ne opinionin tim eshte qe nevojiten Standarte Kombëtare në fushën e kujdesit paliativ.

  • Pershendetje.
    Doja tju pyesja ne lidhje me kreditet.
    i dergoni ju ne qkev apo jepni certifikate.
    pyes se kur kam plotesuar nji test disa kohe me pare dhe ju pyta me thate qe do ta nisim certifikaten kto dite
    dhe besoj keni qene te zene dhe nuk e keni nis, as te site i qkev nuk jane evidentuar kreditet.
    Tani kemi ndonji shans ti marrim certifikatat apo thjesht update njohurish.
    humbly
    niko

  • Pershendetje.

    Doja tju pyesja ne lidhje me kreditet.

    I dergoni ju ne qkev apo jepni certifikate.

    pyes se kur kam plotesuar nji test disa kohe me pare dhe ju pyta me thate qe do ta nisim certifikaten kto

    dite

    dhe besoj keni qene te zene dhe nuk e keni nis, as te site i qkev nuk jane evidentuar kreditet.

    Tani kemi ndonji shans ti marrim certifikatat apo thjesht update njohurish.

    humbly

    niko

  • Niko pershendetje. Une jam moderatori i trajnimit per pjesen qe i perket paqertesive dhe mbarevajtjes se trajnimit.

    Te lutem persa i perket pjeses administrative te trajnimit, te kontaktosh ne adresen e emailit te afishuar ne portal info@omi.al apo ne numrat e telefonit 0682076808/062666777.

    Faleminderit

Leave a Reply