Fitomedicina ne kendveshtrimin e profesionisteve te shendetesise 2 Mars- 2 Prill 2016

herbs-and-supplements

Trajnim  Online per Profesionistet e Mjekesise

“Fitomedicina ne kendveshtrimin e profesionisteve te shendetesise”


(2 Mars – 2  Prill 2016 )

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte te rrisi njohurite e profesionisteve te shendetesise me te rejat dhe principet e mjekimit te fitomedicines si nje metode alternative mjekimi krahas mjekimeve tradicionale medikamentoze.

Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet

Si per cdo lloj informacioni mjekesor , profesionistet e mjekesise duhet te jene ne dijeni te informacioneve rreth asaj qe quhet fito-medicine apo mjekesia bimore.

Vlen per tu theksuar se vemendja e  mjekesise perendimore njeh nje trend rritje ne lidhje me perdorimin e bimeve mjekesore dhe ky duhet te jete edhe qellimi yne.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te mjekesise duhet shtuar dhe riperterire ne menyre te vazhdueshme persa i perket terapive me bime mjekesore.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene sa me kompetent ne qendrimin dhe percaktimin e nje terapie bimore.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim te ndryshoje paksa edhe qendrimin e profesionisteve te mjekesise ne lidhje me fito-medicinen pasi aktualisht nuk i jepet vleresimi  merituar.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

 

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 50 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit ( 2 Mars-2 Prill 2016).

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Per cdo paqartesi qe keni per trajnimin, ju lutem te bashkebisedoni me pjesemarrsesit e tjese ose/dhe  te konsultoheni me moderatorin tone online ne rubriken Diskutime. Pasi regjistroheni ne trajnim keni akses ne kete forum interaktiv.

Keni nje muaj kohe per ta pervetesuar materialin.

Ju lutemi te mos synoni per plotesimin e menjehershem te testit pasi vetem njehere mund te plotesohet.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare  me asnje pale te  interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

 

KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I NJIHEN 9 KREDITE.

7 Thoughts on “Fitomedicina ne kendveshtrimin e profesionisteve te shendetesise 2 Mars- 2 Prill 2016”

  • Pershendetje te nderuar kolege!

    Une jam moderatorja e trajnimit ” Fitomedicina ne kendveshtrimin e profesionisteve te shendetesise”.

    Per cdo paqartesi apo pyetje qe keni ju lutem mos hezitoni te kontaktoni.

    Pune te mbare dhe Suksese!

    Faleminderit

  • Kreshnik pershendetje! Testi nuk eshte hedhur akoma pasi trajnimi zgjat nje muaj dhe qe te mos nxitoheni ne plotesimin e tij pasi mund te behet vetem njehere. Faleminderit

  • pershendetje.
    kur perfundon testin dhe rezulton me pergjigje te sakta mbi 70 % , kreditet regjistrohen automatikisht ne platformen e QKEV, apo duhet derguar nje email per njehsimin e tyre…
    ju faleminderit

  • Clirim pershendetje. Une jam moderatorja e trajnimit, dhe merrem me mbarevajtjen e trajnimit, per sqarime te ndryshme qe ka ne lidhje me materialet apo pyetje te tjera. Per pjesen administrative te trajnimit te lutem te kontaktosh ne adresen e emailit info@omi.al.

    Administratoret do ju sqarojne me shume per detajet e kerkuara.

    Faleminderit dhe pune te mbare

Leave a Reply