Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 10 Janar – 10 Shkurt 2017

foto diabeti 2

Trajnim  Online per Profesionistet e Mjekesise

“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”


(10 Janar 2017 – 10 Shkurt  2017)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit  pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor  te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (10 Janar – 10 Shkurt  2017)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare  me asnje pale te  interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

 

KY AKTIVITET ESHTE  NE PROCES AKREDITIMI.

foto diabeti 1

13 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 10 Janar – 10 Shkurt 2017”

  • Pershendetje te nderuar kolege!

    Une jam moderatorja online e ketij trajnimi .

    Trajnimi ” Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij” permbledh njohurite baze per diabetin dhe si te manaxhojme ne nje aspekt shume profesional kete semundje me nje perhapje kaq te madhe.

    Per cdo pyetje dhe paqartesi qe keni per trajnimin, mos hezitoni te pyesni.

    Faleminderit dhe pune te mbare.

  • Pershendetje Jonida.

    Cdo trajnim shoqerohet nga 2 teste : testi i vleresimit te njohurive te pjesemarresit dhe testi i vleresimit te cilesise se aktivitetit nga ana e pjesemarrsve.

    Testi i vleresimit te aktivitetit ndihmon ofruesin e aktivitetit te shoh perparesite dhe te metat e aktivitetit te para nga syte e pjesemarrsve dhe te kete mundesi permiresimi nese ka nevoje.

    Faleminderit

  • Pershendetje, doja tju pyesja se sa eshte pagesa per kete trajnim on line dhe si mund te rregjistrohemi qe te marrim materialet e te vazhdojme me pas.

    Ju uroj pune te mbare.

  • Pershendetje Gentiana. Une merrem me pjesen e mbarevajtjes se trajnimit, per pyetje dhe paqartesi qe keni me materialet dhe cdo pyetje tjeter per trajnimin.

    Te lutem per pjesen administrative te trajnimit kontaktoni ne adresen e emailit info@omi.al ose ne nr e tel : 0682076808. Faleminderit

    Persa i perket regjistrimit ne trajnim, kur logohesh ne portal me te dhenat e tua personale, ne anen e djathte te ekranit tek rubrika Events, klikon mbi trajnimin per diabetin.

    Aty ne fund te faqes eshte nje link qe thote ” Regjistrohuni per te marre pjese ne kete event/trajnim.

    Klikon mbi linkun dhe regjistrohesh automatikisht ne trajnim.

    Tek eventi ne fjale nen rubriken Dokumente ke te gjitha materialet e trajnimit/referencat e perdorura dhe CV e lektoreve.

    Pas studimit te materialeve , eshte dhe testi i vleresimit te njohurive dhe ai i vleresimit te aktivitetit.

    Per te qene kalues ne marrjen e krediteve, duhet marre 70 % e siper te testit te vleresimit te njohurive.

    Per cdo paqartesi tjeter qe mund te kesh , mos hezito te shkruash.

    Faleminderit

  • Pershendetje Alba,

    Doja te dija pas plotesimit te testit dhe marrjes se rezultatit mbi 75%, si veprohet per kreditet dhe a merret nje certifikate per trajnimin apo jo?

    Faleminderit.

  • Pershendetje Alba,

    Veprova si me treguat duke derguar nje email tek adresa e shenuar por nuk kam marre nje pergjigje prej gati dy javesh. Nese mundesh me sqaro.

    Faleminderit.

  • Pershendetje! Desha te sqaroj nqs nefropatia diabetike eshte komplikim mikrovaskular(thuhet ne tekst) apo makrovaskular(testi) i diabetit. Cila eshte e sakte? Si dhe ne organet qe mund te preke neuropatia ne tekst permendet fshikeza e urines dhe jo veshkat(test). Faleminderit!

  • Pershendetje Blerina.

    Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i semundjse se diabetit, e te dy formave, insulin dhe jo- insulin vartes.

    Dëmtime mikrovaskulare prekin sistemin glomerular, tubular, si dhe komprometohet vaskulariteti i veshkave.

Leave a Reply