Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 22 Nentor- 22 Dhjetor 2019[:]

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise foto diabeti 2

“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”

(22 Nentor- 22 Dhjetor 2019)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(22 Nentor – 22 Dhjetor 2019)

Trajnimi kushton 1800 leke te reja dhe pagesa behet me banke vetem nese merret mbi 70% e siper te testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.[:]

12 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 22 Nentor- 22 Dhjetor 2019[:]”

  • Pershendetje. Une jam moderatorja e trajnimit online qe do zhvillohet ne datat 22 Nentor – 22 Dhjetor 2019.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit

  • Pershendetje Behare. Kur je ne faqen e aktivitetit, poshte rubrikes dokumente, jane afishuar 2 testet e aktivitetit. Te lutem ploteso dhe testin e vleresimit te aktivitetit. Faleminderit

    • Pershendetje Ordeta. Ne momentin qe mbaron trajnimi zyrtarisht, pra mbas dates 22 dhjetor ne dorezojme listen prane QKEV-se. Duhet te mirekuptojme stafin e QKEV ne kete periudhe te fundvitit qe ka nje ngarkese me te madhe se zakonisht. Por e rendesishme eshte qe keto kredite te ketij trajnimi jane te vlefshme per kete vit kalendarik. Faleminderit

  • Përshëndetje !

    Se pari , ju faleminderit për mundësinë që na jepni në marjen e njohurive të reja si dhe testimin e tyre

    Së dyti , në lidhje me kalimin e krediteve për ti kontrolluar sa kohë duan që të dalin ne sistem nga momenti i mbylljes te testimit ?

    Së treti , uroj të na jepni mundësinë të marim pjesë në trajnime të tjera në vazhdim.

    Punë të mbarë !

  • Pershendetje Gerald. Ne momentin qe mbyllet trajnimi dorezohet lista. Pastaj normalisht duke qene fund viti mund te kete me shume ngarkese.

    Faleminderit per vleresimin per punen tone.

  • Pershendetje kolegeve pjesemarres. Do ju lutesha te plotesoni dhe testin e vleresimit te aktivitetit, pasi eshte detyrim ligjor i ndjekjes se nje aktiviteti edukimi. Faleminderit

Leave a Reply