Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 22 Mars-22 Prill 2017

foto diabeti 2Trajnim  Online per Profesionistet e Mjekesise

“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”


(22 Mars -22 Prill 2017)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit  pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor  te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (22 Mars – 22 Prill  2017)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare  me asnje pale te  interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

 

KY AKTIVITET ESHTE  VLERESUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.foto diabeti 1

4 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 22 Mars-22 Prill 2017”

  • Pershendetje! Bera testin dhe ne nje nga pyetjet e testit flitet per nefropatine diabetike si komplikim mikrovaskualar i diabetit (ne leksion ju e keni bere mikrovaskular ne test ishte makrovaskular)?

  • Pershendetje Doktorri86. Faleminderit per pyetjet. Eshte e vertete per nefropatine diabetike eshte komplikim mikrovaskular, por ishte hedhur gabim te testi. Tani e zgjidhem.

    Neuropatia diabetike eshte nje komplikim i zakonshem i diabetit i cili shkakton demtim te nervave shoqeruar me ndjesi dhimbjeje.

    Faleminderit

Leave a Reply