Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 15 Maj- 15 Qershor 2017

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise foto diabeti 2

“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”

(15 Maj- 15 Qershor 2017)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (15 Maj – 15 Qershor 2017)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.

foto diabeti 1

11 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 15 Maj- 15 Qershor 2017”

  • Mirela pershendetje!

    Faleminderit per pyetjen.

    Indeksi glicemik ne nje ushqim ka te beje me rritjen e sheqerit ne gjak,menjehere pas konsumimit te nje ushqimi te caktuar.

    -Nje indeksi glicemik te larte i korrespondon nje rritje e glicemise ne nje periudhe afatgjate, nese vazhdohet te konsumohet ky tip ushqimi ,mund tecoje ne obezitet e mbipeshe, sindrome metabolike perkeqesim te semundjeve kardiovaskulare etj.

    Ushqimet e rafinuara dhe ushqimet qe ne permbajtjen e tyre kane sheqer te bardhe kane nje indeks glicemik te larte. Ky indeks mund te ulet nese ushqimet jane integrale, jane me baze bimore ( fruta, perime, etj)

    Per te qene me te qarte veme ne evidence parametrat qe sherbejne per te kuptuar nese nje ushqim ka nje indeks glicemik te larte apo te ulet .

    Nje indeks glicemik èshte normal 70 – 100

    Nje indeks glicemik mesatar èshte 50 – 70

    Nje indeks glicemik i ulet eshte 50

    E rendesishme eshte qe te perdorim ushqime qe kane nje indeks te ulet ose te mesem per te evituar problemet qe vijne me pas.

  • Pershendetje Roza. BMI apo Indeksi i Mases Trupore percaktohet nga perpjestimi i peshes ne kg me gjatesine ne meter katror.

    Nje person i shendeteshem e ka BMI ne vlera qe variojne nga 18.5 deri 24.9

    Vlera nen 18.5 tregon qe personi eshte nenpeshe ose i kequshqyer.

    Vlerat nga 25 deri 30 te BMI tregojne qe personi eshte mbipeshe. Ndersa vlera e BMI mbi 30 tregon qe personi eshte obez.

    Megjithate BMI si llogaritje nuk ben ndarje midish peshes se muskujve dhe peshes se yndyres se trupit.

    P.sh nje person qe merret me sport mund te kete mase te larte te muskujve dhe BMI mbi 25 por nuk ka yndyrna te teperta ne trup.

    BMI eshte nje tregues qe na orienton per peshen qe kemi ose qe ka pacienti dhe na ndihmon te krijojme nje ide te pergjithshme nese ka nevoje per nderhyrje per te ulur peshen apo jo.

    te falenderoj per pyetjen.

  • Pershendetje Dr.. une e kam bere testin me 10 nentor dhe mora 80%te pikeve.. A me kalojne kredite ..sa konkretisht dhe mund te me dergoni certifikaten me email.. faleminderit
    .

Leave a Reply