Candida ( myku ) dhe efektet e tij ne organizem

250px-Candida_albicans_2

Candida Albicans  është një mikroorganizëm qe hyn në kategorinë e kërpudhave, majave  dhe mykut .  Eshtë normale për të për të jetuar brenda trupit te njeriut ose ne siperfaqen e lekuren  në sasi të vogla .

Ne rrethana të caktuara ajo  pushton  indet më të thella dhe organet  si mëlçia dhe veshkat dhe trakti tretes .

Termi “Candida” i referohet pergjithesisht kerpudhave te ndryshme te organizmit.

Faktoret e rriskut te Candidas

Antibiotikët.

Përdoren për të vrarë bakteret që shkaktojnë sëmundje dhe gjithashtu  vrasin edhe florën normale bakteriale mbrojtëse në të gjithë trupin. Shumica janë derivate fungale dhe kjo eshte arsyeja pse ata funksionojne kaq mire. Funksioni i tyre në natyrë është për të lejuar kërpudhave të rritet keshtu qe ky efekt anesor i tyre ndodh edhe ne organizem ku mundesohet nje zhvillim i vrullshem i mykrave.

Noti në pishina me klor

Klori është një lende  kimike  qe perdoret per te vrare bakteret dhe algat. Ai nuk arrin qe te vrase mykrat qe ndodhen me shumice ne pishine. Mqs klori vret edhe floren bakteriale normale te lekures sone , atehere vendin e saj e zene mykrat te cilat popullojne shume shpejt vendet e spastruara nga flora bakteriale. Pra mund te themi se ekspozimi ndaj ujit me klor nuk eshte aspak dicka natyrale dhe e pranueshme per trupin e njeriut.

Perdorimi  alkoolit

Alkooli eshte nje produkt i fermentuar dhe per kete arsye ai nxit rritjen e mykut ne organizem. Perdorimi i rregullt i alkoolit kultivon nje kerpudhe te melcise dhe ndryshon neurotransmetusin e trurit duke sjelle  varesi ndaj alkoolit.

Përdorimi i rregullt i  ushqimeve te fermentuara

Në të njëjtën mënyrë   si alkooli nxit rritjen e Candidas edhe shume ushqime te fermentuara si buka , sheqeri , djathi , uthulla e shume te tjera nxisin shtimin e sasise se kerpudhave ne organizem.

Tabletat kontraceptive

Hormonet e kontrollit  te shtatzanise  ndryshojne  menyren e sekretimit te hormoneve duke siguruar nje nivel te qendrueshem te tyre e cila pengon vezen e leshuar nga vezoret per te kryer ciklin e saj natyror. Ky anormalitet i klimes hormonale ne trupin e femres favorizon rritjen fungale e cila tashme ka terren te lire per tu zhvilluar.

Ekspozimi i vazhdueshëm  ndaj mykut 

Ekspozimi i vazhdueshem ndaj mykrave eshte nje goditje e madhe per sistemin imun  dhe gradualisht krijon rritjen e sasise se mykut ne organizem. Ky problem eshte i lidhur me se shumti me vendin ku jeton psh: – nje shtepi ma lageshtire , kushtet klimaterike( vendet tropikale ), afersia me detin ose oqeanin, profesionet si psh hidrauliket apo ata qe punojne ne ambjente me shume lageshtire etj.

Përdorim i kortizonikeve

Kortikosteroidet (kortizoniket ) janë medikamente  të tilla si prednisoni, hydrocortisoni, dexamethasoni, fluticasoni dhe shume te tjera ne numer. Ata janë përdorur si pilula, inhaler, injeksione ,tableta  ose kremra ​​për të ndaluar inflamacionin ,  astmën, alergjine, skuqjen e lëkurës,  dhimbjen e ligamenteve , psoriasis, helmimet ,  sëmundjet autoimune  e shume te tjera .Keto medikamente shkaktojne nje frenim te aktiviteit autoimun te organizmit dhe ne kete menyre mundesohet shtimi dhe popullimi i organizmit nga mykrat .

Ekspozimi ndaj pesticideve

Ekspozimi në nivele të konsiderueshme ndaj pesticideve dhe agjentë të tjerë qe perdoren ne bujqesi kane sjelle sipmtomat e candidas per shume njerez. Keto agjente kane nje efekt te ngjashem me efektin e antibiotikeve ne organizem duke demtuar floten e dobishme mikrobiale prandaj edhe ndikojne ne shtimin e sasise se mykut ne organizem.

Simptomat e candidas

Candida jep efektet e veta negative ne rastet kur zhvillimi dhe shtimi i saj ne organizen i kalon disa parametra te caktuar .Ja disa nga efektet e saj :

Sistemi nervor  

-         Dhimbje koke dhe  migrenë

-         Depresion

-         Probleme me gjumin

-         Nervozizëm dhe konfuzion

-         Kujtesë të dobët

-         Sulmet ankthi dhe paniku

-         Probleme seksuale – impotence

-         Hyperaktivitet (ADD / ADHD)

-         Marramendje

-         Mpirje

Sistemi i tretjes

-         Dëshirat për : sheqerna, çokollatë, qumësht, djathë, uthull, turshi, alkooli, bukë.

-         “Sindroma metabolike”, e cila përfshin në : bark i madh  , glicemi e rritur , kolesteroli i lartë , presion i lartë i gjakut.

-         Djegie stomaku

-         Fryrje ose dhimbje abdominale

-         Kruajtje e  zorrës së trashë

-         Kapsllëk   ose diarre

-         Anoreksi ose   bulimi

Lëkurë & flokët

-         Infeksionet mykotike te lekures dhe thonjve  duke përfshirë: këmbën e atletit, infeksionet vaginale ,  Tinea versicolor e shume te tjera.

-         Probleme të lëkurës si rash kutan, ekzemë, psoriasis

-          Floke te thinjura para kohe .

Çrregullime te sistemit imun 

-         Astma dhe alergji

-         Infeksionet periodike – ftohje,infeksione te  veshëve, fshikëzes, sinuseve et

-         Sëmundje autoimune (lupus, hypotyroidizm, artrit, )

-         Alergji nga Penicilinat

Te pergjithshme te trupit

-         Lodhje

-         Dhimbje muskulare ,   fibromyalgi

-         Këmbë dhe duar te ftohta

-         Djersitje sidomos gjatë natës

-         Mungese rehatie në çdo temperaturë

Material i Dermnet NZ me leje botimi per omi.al